Turizmi shqiptar në pasqyrën e Blendi Fevziut dhe Albiona Muçoimajt, realiteti pas euforisë - Business Magazine Albania

Turizmi shqiptar në pasqyrën e Blendi Fevziut dhe Albiona Muçoimajt, realiteti pas euforisë

Shqipëria, e maleve që përqafojnë detin dhe e qyteteve që janë dëshmi e gjallë e historisë, ka vite që e ka shpallur turizmin si flamurin e saj kombëtar. Shifrat kanë folur, euforia ka shpërthyer, mediat botërore na kanë quajtur “perlën e re të Mesdheut”. Dhe vërtetë, Tirana gumëzhin çdo ditë, Berati e Gjirokastra ngjiten me krenari në listat e UNESCO-s, Vlora mbushet me jetë. Por vera e vitit 2025, ajo që duhej të ishte kurorëzim i gjithë këtyre përpjekjeve, solli një dush të ftohtë: plazhet tona, krenaria jonë, mbetën nën pritshmëri.

Business Magazine  bisedoi me gazetarin e njohur Blendi Fevziu, i cili së fundmi është shndërruar në një referencë të rëndësishme kur flitet për turizmin  si dhe eksperten Albiona Muçoimaj, për të kuptuar më mirë situatën dhe mësimet e këtij sezoni.

“Problemi i këtij viti kanë qenë plazhet”

Fevziu e nis prerë:

“Problemi i këtij viti kanë qenë plazhet. Tirana është pothuajse gjithmonë fully booked, Gjirokastra, Berati, Vlora, po ashtu. Por plazhet, si në veri ashtu edhe në jug, kanë qenë nën pritshmëri. Pronaret e strukturave turistike janë të shqetësuar dhe me të drejtë.”

Sipas tij, çmimi është fjala kyçe:

“Problemi kryesor i turizmit në Shqipëri janë çmimet, çmimet, çmimet. Nuk paragjykoj askënd se sa çmim vendos për shezlongun apo dhomën, por me çmimet që ka Shqipëria, shërbimi nuk i justifikon.”

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0