Turizmi rritje rekord në 2017. Mbi 5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë

Turizmi rritje rekord në 2017. Mbi 5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë


Me një rritje mbi 8% të fluksit të të huajve, vizitorët në Shqipëri vitin e kaluar shënuan numrin më të madh të parë ndonjëherë të vizitorëve e turistëve prej 5.1 milionë persona. Sipas institutit të Statistikave rreth gjysma e tyre kanë ardhur për qëllime turizmi. Fluski i shtuar ishte paralajmëruar në publikimet mujore të INSTAT për lëvizjet e shtetasve.

Viti i kaluar shënoi edhe një rekord artikujsh, në mediat ndërkombëtare, të cilat e prezantuan Shqipërinë mes destinacioneve më të mira turistike. Kjo sipas operatorëve turistikë në vend, pati efektin kryesor në rritje, ndërsa pohojnë se tashmë po krijohet linjë e qëndrueshme udhëtimesh drejt Shqipërisë nga Europa Lindore e Veriore.

Në vlerësimet sipas destinacioneve, vijon të kryesojë Kosova, ndonëse me një ulje të theksuar krahasuar me një vit më parë. 34% e të huajve që kanë hyrë në vend, rezultojnë nga Kosova sipas shifrave zyrtare. Me rreth 1.7 milionë, numri i personave me pasaportë kosovare që erdhën në Shqipëri për pushime e biznes ra me rreth 20% krahasuar me një vit më parë.

Vendi vijon të vizitohet në masë të madhe nga fqinjët. Hyrjet nga Maqedonia vijnë pas Kosovës, me rritje mbi 18%.

Të dhënat e siguruara në kufi nga INSTAT tregojnë se vitin e kaluar në vendin tonë pushuan më shumë gjermanë, grekë, italianë, çek, anglez, e polakë.
Edhe këtë vit, fluksi i turistëve pritet të rritet, nisur nga pritshmëritë e operatorëve turistikë, por edhe mbështetja e publikimeve në rang ndërkombëtar të theksuar edhe këtë muaj.

Së fundi, ish menaxheri i përgjithshëm i Hotel Sheraton Tirana, ka theksuar se Shqipëria ka shumë potencial për të zhvilluar turizëm e e shërbime hotelerie. Në një intervistë për BusinessMag, ai ka theksuar se sipërmarrësit e turizmit duhet të prezantojnë ofertën e tyre kryesisht në vende të ftohta. Kjo sipas tij, është mënyrë e mirë për të dalë nga shfrytëzimi vetëm për një sezon të turizmit detar.

Lexoni: https://businessmag.al/ish-menaxheri-i-sheraton-tirana-vendosni-si-do-ta-zhvilloni-turizmin-terhiqni-markat-nderkombetare/

Edhe pse Sheraton Tirana është mbyllur prej 1 janarit 2018, ish menaxheri i përgjithshëm i tij Jose Pinto, ka vendosur të jetojë e punojë në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0