Turizmi botëror humbet 730 miliard dollar nga COVID - Business Magazine Albania

Turizmi botëror humbet 730 miliard dollar nga COVID

Mbi 730 miliardë dollarë janë humbjet e sektorit të turizmit në mbarë botën, në vetëm 8 muaj, ndërsa fluturimet ndërkombëtare janë tkurrur me 70%. Organizata Botërore e Turizmit, Në një raport të publikuar së fundmi vë theksin tek miliona vende pune që janë në rrezik. “Sipas barometrit më të ri të Organizatës për Turizmin Botëror, konstatohet se mbërritjet ndërkombëtare ranë me 81% në korrik dhe 79% në gusht, tradicionalisht dy muajt më të ngarkuar të viti dhe kulmi i sezonit veror”, thuhet në raport.

Një rënie e tillë sipas organizatës përkthehet në 700 milionë lëvizje më pak të shtetasve, dhe sipas saj këto humbje që po shkaktohen janë deri në 8 herë më të mëdha se ato që u shkaktuan nga kriza ekonomike dhe financiare e vitit 2009. “Kjo rënie e paparë po sjell pasoja dramatike sociale dhe ekonomike, dhe vë në rrezik miliona punë dhe biznese. Kjo nënvizon nevojën urgjente për të rifilluar në mënyrë të sigurt turizmin, në a në kohë dhe mënyrë e koordinuar”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Zurab Pololikashvili.

LEXO: Humbja e të ardhurave nga Covid19 dhe parashikimet që priten të ndodhin me turizmin

Si pasojë e masave kufizuese të ndërmarra nga shumë shtete të botës për të ndaluar përhapjen e infeksionit COVID-19, të gjitha shtetet janë në rënie të fluturimeve mbi 65%, duke reflektuar ndikimin negativ të pandemisë. Në finale Organizata pret një rënie në fund të vitit afro 70%. Referuar të ardhmes paneli i Ekspertëve i Organizatës parashikon një rikthim në turizmin ndërkombëtar në 2021, kryesisht në tremujorin e tretë të vitit 2021. Por janë edhe 20% e ekspertëve që parashikojnë përmirësim në 2022.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0