Lexoni: Turqia bojkoton iPhone. Erdogan: “Do të mbrojmë pavarësinë e ekonomisë sonë”
Dhe lira bie e bie…
Ndërkohë, vizitorë nga Emiratet e Bashkuara janë mbledhur përpara dyqaneve luksoze si Louis Vuitton dhe Chanel. Kriza e lirës ka bërë që shumë produkte të jenë shumë më të lira për klientët e huaj. Një klient nga Kuvajti i cili erdhi me tre valixhe të mëdhaja thotë: “Ne po blejmë rroba, ne po blejmë make-up, ne po blejmë markat më të njohura.”
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të ruajë krenarinë kombëtare turke dhe kërkon që të largohen monedhat e huaja, si dollari dhe euro.
Gazeta Sözcu raporton se pronarët e bizneseve japin falas një qebap, çaj ose prerje flokësh për këdo që mund të provojë se ka shkëmbyer 100 dollarë për lira. Agjencia shtetërore e lajmeve DHA tregon imazhe të kartmonedhave të dollarit duke u djegur.
Në një protestë kundër monedhave të huaja, ata u bëjnë thirrje të gjithë turqve të kthehen vetëm te lirat: “Ne nuk jemi të pasjellshëm, ne besojmë në Zot, dhe ne nuk duam të jemi harbut ndaj Zotit”. “Perëndia e Amerikës është paraja, Perëndia jonë është Allahu.”
Arsyeja për mosmarrëveshjen midis Turqisë dhe SHBA: Erdogan ka kërkuar prej një kohe të gjatë ekstradimin e armikut të tij, Fethullah Gylen, të cilin presidenti dyshon se qëndronte pas përpjekjes së grushtit të shtetit në vitin 2016.
/Bild
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
