Kjo deklaratë, e cila prek në mënyrë të veçantë Apple, do të rrisë tensionet midis dy vendeve (dhe dejtuesve të tyre), e nuk do ta prek aspak gjigandin e teknologjisë.
Lexoni: Turqia drejt recesionit. Lira nuk ndal rënien
“Nëse ata kanë iPhone, është dhe Samsung në anën tjetër. Ne kemi Vestel Venuus në vendin tonë,” tha Erdogan gjatë deklaratës për anëtarët e partisë së tij konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim
“Së bashku me njerëzit tanë, ne do të qëndrojmë të vendosur kundër dollarit, këmbimit valutor, inflacionit dhe normave të interesit. Ne do të mbrojmë pavarsinë e ekonomisë sonë duke qëndruar të bashkuar.”
Kjo strategji e re e Erdogan, efektin më të madh e ka tek populli i tij sesa te çdo kompani amerikane. Me fjalë të tjera, Turqia ka më shumë nevojë për iPhone, sesa iPhone për Turqinë.
Vetëm 17.41% e popullsisë turkq zotëron një iPhone.
Kjo do të thotë se nga 41.09 milionë përdorues të smartfonëve në Turqi, 7.15 milionë prej tyre përdorin Apple, që është vetëm 1.02% e 700 milionë përdoruesve të iPhone në botë.