Trump kërcënon automobilizmin europian, nëse BE i kundërpërgjigjet rritjes së taksave në SHBA

Trump kërcënon automobilizmin europian, nëse BE i kundërpërgjigjet rritjes së taksave në SHBA


Donald Trump nuk bën asnjë hap mbrapa në sfidën lançuar pjesës tjetër të botës me taksa e kërcënime. Përkundrazi, Bashkimit Europian, i cili po përgatit masa ndaj kufizimeve të hekurit dhe aluminit, Trump i është përgjigjur në Twiter se, “nëse BE do të rrisë tarifat tashmë të larta dhe barrierat tregtare ndaj kompanive amerikane, ne do të aplikojmë një taksë mbi automjetet që vijnë lehtësisht në SHBA” e pastaj europianët, “e bëjnë të pamundur për ndërmarrjet tona të automobilit dhe jo vetëm që të shiten atje. Ky do të jetë një ç’ekuilibër i madh tregtar.

Trump deklaron se SHBA ka 800 miliardë dollar deficit tregtar për shkak të marrëveshjeve dhe politikave idiote të SHBA. Vendet tona të punës, dhe pasuria jonë përfundon në vende që kanë përfituar prej nesh për vite të tëra”. Kjo nuk do të ndodhë më, sipas Trump, i cili duket se ka harruar tonet e buta që kishte në Davos. “Il sole 24 Ore” shkruan se, presidenti amerikan ka veshur kostumin e tregtarit dhe me një sulm të përgjithshëm, rrezikon të ndezë një luftë tregtare globale të cilës i druhen edhe FMN dhe Banka Botërore.

Ndërkohë BE, po përgatit masa ndaj taksave të SHBA-ve, ku në objektiv duket të përfundojë edhe Harley e Levi’s.

Përshkallëzimi i tensionit ka ardhur nga mbrojtja e Rust Belt.  Për çdo punonjës atje, ka 57 persona që punojnë në Botë në sektorë që përdorin çelikun dhe aluminin dhe mund të dëmtohen nga rritja e çmimeve dhe shkallëzimi i proteksionizmit.

Një kontribut i përgjithshëm i këtyre sektorëve në ekonominë e SHBA-ve është e barabartë me 15% të sektorit të “konsumatorëve” – auto, hapësira ajorore, ndërtim, makineri, pije.

Ekspertët mendojnë se as taksat e përgjithshme të anuncuara të Shtëpisë së Bardhë (25% në çelik dhe 10% në alumin) nuk do të mund ta zgjidhin çështjen.

Duke iu referuar të dhënave të viteve të fundit, Il sole24 Ore, vë në dukje se tregu amerikan ka ulur ndër vite prodhimin e hekurit dhe çelikut, duke treguar kështu nevojën e lartë për importe.

Megjithatë, shpresa është tek ndarja e qëndrimeve të vartësve të Trump. Jo të gjithë e mbështesin, pasi nuk shohin zgjidhje, me rritjen e taksave.

Dëmet e mundshme të shkaktuara nga lufta tregtare duken shumë më të mëdha se avantazhet. Një përfundim që po shtyn këshilltarin e Trumpo Gary Cohn, të dorëhiqet pasi i ka kundërshtuar ato. Efektet vlerësohen direkte, edhe pse hekuri e çeliku kanë një peshë të ulët. Por, drejtpërdrejt nga kosto të larta mund të preken makieritë e të gjitha llojeve duke përfshirë edhe sektorin hapsinor. Edhe më të gjera vlerësohen efektet indirekte. Efekti zinxhir i rritjes së çmimeve, mund të shkojë deri në sektorin e agrikulturës.

Ekspertët kujtojnë se në vitin 2002, “sanksionet” me 30% taksë në çelik, nga George W. Bush, nuk e ndaluan uljen e prodhimit dhe shifrat treguan për humbjen e 200 mijë vendeve të punës. Kjo është një taksë e lartë për t’u paguar në emër të populimit dhe proteksionizmit, vëren “Il sole 24 ore”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0