Trump anulon G7 në Camp David, e zhvillon përmes një telekonference

Trump anulon G7 në Camp David, e zhvillon përmes një telekonference


 “Presidenti Donald Trump bëri një mbledhje të liderëve botërorë në Samitin e G7 përmes një telekonference video dhe anuloi planet për të mbajtur takimin e qershorit në Camp David, për shkak të pandemisë së koronavirusit”, tha të enjten sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

“Në mënyrë që secili vend t’i përqendrojë të gjitha burimet e tij në përgjigjen ndaj sfidave shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19, Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe SHERPA-s amerikane për G7 2020, Larry Kudlow, ka njoftuar kolegët e tij të Sherpa-s se Samiti i Liderëve të G7 që ishte vendosur të pritej në qershor në Camp David, tani do të zhvillohet me anë të telekonferencës”, tha Deere në një deklaratë.

“Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi anëtarët e tjerë të G7 se për të vazhduar koordinimin e ngushtë, Presidenti do të komunikojë me liderët përmes telekonferencës në prill dhe maj, ashtu si bëri këtë javë.“Trump u takua me drejtuesit e tjerë të G7 përmes videokonferencës të hënën, kjo është hera e parë që grupi është takuar në këtë mënyrë”, tha një zyrtar i administratës për CNN.

Vendimi u mor në përputhje me masat për të lehtësuar përhapjen e koronavirusit, tha zyrtari. “Vendimi për mbajtjen e takimit përmes videokonferencës do të mundësojë që çdo vend të kursejë paratë që do të shpenzonte për t’u përgatitur për samitin dhe udhëtimin për në G7 dhe do të lejojë  stafin e planifikuar të qëndrojë në shtëpi”, tha zyrtari, duke përmendur rrethanat e pashembullta që ka sjellë pandemia.

“Gjatë videokonferencës së të hënës, udhëheqësit e G7 ranë dakord të koordinojnë përgjigjen e tyre ndaj pandemisë – duke marrë parasysh se midis Evropës dhe SH.B.A.-së ka kufizime në udhëtim. “Duke vepruar së bashku, ne do të punojmë për të zgjidhur rreziqet shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe të kalojmë në fzën e rikuperimit të fortë të rritjes dhe prosperitetit të fortë, të qëndrueshëm ekonomik”, shkruajti grupi në një deklaratë të përbashkët, pas komunikimit të tyre.

Trump dhe udhëheqësit e tjerë ranë dakord të bëjnë “gjithçka që duhet” për të luftuar koronavirusin nga një këndvështrim shëndetësor, si dhe efektet e tij ekonomike, tha këshilltari i lartë ekonomik Larry Kudlow.”Shkalla e bashkëpunimit, e koordinimit, ishte fantastike,” tha Kudlow.

CNN

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0