Trump anulon fluturimet nga Europa në Amerikë

Trump anulon fluturimet nga Europa në Amerikë


Presidenti amerikan Donald Trump lajmëroi se ka vendosur anulimin e të gjitha udhëtimeve nga Europa në SHBA për 30 ditë.Presidenti fajësoi BE-në duke thënë se ajo nuk ka vepruar me shpejtësinë e duhur, duke mos mbyllur kufijtë me zonat e prekura dhe theksoi se rastet e coronavirusit në SHBA kishin prejardhje nga udhëtarët europianë.

Lexo: Shkon në 15 numri i të prekurve nga coronavirus në Shqipëri

Trump tha se masat e ndërmarra synojnë të ndalojnë përhapjen e rasteve në SHBA dhe lajmëroi se ndalimi i fluturimeve do të hyjë në zbatim në mesnatën e së premtes.

Sidoqoftë, menjëherë pas mbarimit të fjalimit të presidentit Trump, administrata e tij doli me deklarata saktësuese duke thënë se udhëtimet nuk ishin anuluar që të gjitha.

Një zëdhënës i Sigurisë Kombëtare Amerikane tha se ndalimi i fluturimeve përfshinte udhëtimin nga zona Shengen, saktësisht nga këto shtete:

Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Litenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Personat që kishin udhëtuar në një nga shtetet e mësipërme në 14 ditët e fundit nuk do të lejohen të fluturojnë drejt SHBA.

Shtetasit amerikanë dhe banorët e përhershëm që zotërojnë Green Card, familjarët e afërt të shtetasve amerikanë dhe disa individë që do të specifikohen në urdhrin e Trump mund të udhëtojnë drejt SHBA për sa kohë kanë kaluar testet në aeroportet ku SHBA do të dërgojë testues. Mbretëria e Bashkuar nuk përfshihet në urdhrin e ndalimit të Trump.

“Bëmë një lëvizje që shpëtoi jetë duke marrë një vendim të hershëm ndaj Kinës. Tani duhet të bëjmë të njëjtën gjë për Europën,” deklaroi Trump.

Presidenti u shpreh se SHBA do të monitorojë situatën për të vendosur nëse udhëtimi mund të rihapet më herët nga afati një-mujor.

Pavarësisht se në deklaratën e tij përpara popullit amerikan Trump lajmëroi se kufizimet në udhëtim do të përfshinin ndjeshëm dhe mallrat, më pas ai postoi në Twitter një sqarim ku tha se ndalimet janë vetëm për njerëzit. Transporti i mallarave do të vazhdojë.

Lexo: Evitoni lëvizjet e panevojshme!

SHBA po ndërmerr masa të njëpasnjëshme për të parandaluar përhapjen e coronavirusit COVID-19, ndërsa deri tani numëron mbi 1000 të prekur dhe 38 viktima.

Shtetet kanë ndaluar tubimet publike, universitetet kanë anuluar pjesëmarrjen fizike në klasa duke e kaluar mësimin online dhe kanë nxitur personat e ardhur nga jashtë SHBA të izolohen në shtëpi për 2 javë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli krizën globale shëndetësore një pandemi.

CNN

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0