Shkon në 15 numri i të prekurve nga coronavirus në Shqipëri

Shkon në 15 numri i të prekurve nga coronavirus në Shqipëri


Ka shkuar në 15 numri i të prekurve nga coronavirusi në vendin tonë, ndërkohë që e moshuara 73-vjeçare ishte viktima e parë, që humbi jetën nga virusi Corona në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një pasqyrim të përditësuar të situatës në vend, gjatë një komunikimi live.

“50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë në testin për COVID-19. Ndërkohë kanë përfunduar testimet pasditen e sotme për gjithsej 84 të dyshuar, nga të cilët, 3 kanë rezultuar pozitivë në Tiranë dhe janë kontakte të ngushta të pacientit zero”, tha ministrja.

Në total deri në këto momente, janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19 dhe 15 persona janë identifikuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me pacientin e parë të infektuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnjë”, bëri të ditur Manastirliu. Sipas ministrisë, 73-vjeçarja që ndërroi jetë, vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si: Insufiçienvë kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

Lexoni: Pezullohet transporti urban në Tiranë, Veliaj firmos urdhërin

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0