Tring njofton se po mbyllet Procesi i Dixhitalizimit të Transmetimeve Televizive – Përfitoni nga ofertat! - Business Magazine Albania

Tring njofton se po mbyllet Procesi i Dixhitalizimit të Transmetimeve Televizive – Përfitoni nga ofertat!

~4 minuta lexim


*Vizion Plus

Tradicionalisht, shërbimet televizive në tokësor janë marrë nga Televizorë duke përdorur teknologjinë analoge. Megjithatë, televizioni dixhital tokësor (DTT) duke përdorur standardin DVB-T/T2 bën të mundur të ofrojë të njëjtat shërbime TV dhe radio, por në cilësi dixhitale.

Çfarë është televizioni Dixhital tokësor (DTT)?

DTT është një mënyrë transmetimi në formë dixhitale, e cila ofron mundësinë për të marrë programe me antenë normale tokësore, e cila aktualisht përdoret për të marrë kanalet Analoge. Marrja e kanaleve dixhitale të lira dhe ato me pagesë merren nga Dekoderi DVB-T/T2, i cili lidhet me antenën si edhe me kabllo SCART ose HDMI për të dërguar sinjalet figurë dhe zë në televizor. Nëse nuk dispononi një dekoder DVB-T/T2 ju nuk mund të shikoni kanalet, të cilat më parë transmetonin në sinjalin analog dhe në vijim do të jenë në sinjalin dixhital.

Çfare duhet të bëni përpara fikjes së transmetimeve Analoge?

Në diferencë nga sinjali analog ai dixhital ka tolerancë më të vogël përkunderjt fuqisë së sinjalit dhe si e tillë masat që duhen marrë për të janë:

  • Drejtimi i antenës drejt Stacionit të transmetimit
  • Vendosja e antenës me pamje të qartë dhe pa pengesa drejt Stacionit të transmetimit.
  • Pajisuni me një marrës dixhital tokësor ose ndryshe i quajtur Dekoder DVB-T/T2

Cila është lista e kanaleve në paketën Tring Familjare në Tokësor?

Në momentin e dixhitalizimit të gjithë klientët në platformën Tokësore do të mund të ndjekin bashkë me kanalet TRING në tokësor dhe të gjitha kanalet FREE që gjenden në listën si më poshtë:

  • Top channel
  • Top news
  • TV Klan
  • TV Klan Kosova
  • Klan PLUS
  • ABC news
  • Vizion PLUS
  • News 24
  • A1 report
  • Report tv
  • In TV
  • RTSH- HD
  • RTSH2- HD
  • RTSH3- HD
  • RTSH- Sport
  • RTSH- Film
  • RTSH- Muzikë
  • RTSH- Shqip
  • RTK (Radio televizioni Publik i Kosovës)
  • RTSH- Lajme
  • RTSH- Reportazhe
  • Channel One
  • Ora news
  • TV5
  • ScanTV
  • Tema TV

Falë abonimit në TRING tashmë ju do të përfitoni:

  • Më shumë kanale Televizive
  • Cilësi më të lartë transmetimi

Çfarë ofron Tring për ju?

Në kuadër të procesit të dixhitalizimit, Tring mendon për ju ndaj vjen me një super ofertë:

  • Aparat tokësor DVBT- 2 nga 6900 lekë për 3500 lekë.
  • Abonim 3 mujor tokësor nga 4100 lekë për 2100 lekë.

Së bashku me kanalet Tring ju mund të shihni falas të gjitha kanalet kombëtare. Nxitoni të përfitoni nga oferta. Për më shumë kliko www.tring.al  ose vizito dyqanet Tring.

burimi: Vizion Plus

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta”
— Abigail Van Buren
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0