Trenat në Holandë tani përdorin tërësisht energjinë e erës - Business Magazine Albania

Trenat në Holandë tani përdorin tërësisht energjinë e erës


NS, operatori holandez për hekurudhat ka treguar se trenat e tij tashmë do të përdorin 100% energjinë e erës. Së bashku me furnizuesit e energjisë Eneco, kompania hekurudhore – e cila bën 5500 udhëtime çdo ditë – arriti një moment historik në 1 Janar 2017, pavarësisht se ishte përcaktuar të arrihej si qëllim në vitin 2018.

Gjatë një ore, një mulli ere i vetëm mund të furnizojë një tren që udhëton me 120 milje/orë. Sipas NS dhe ENECO, kjo i mundëson 600.000 udhëtarëve të trenave të udhëtojnë çdo ditë pa gjeneruar emëtime.

NS dhe ENECO filluan të punojnë për këtë projekt në vitin 2015 dhe zhvilluan 75% të trenave që përdorin energjinë e erës vitin e kaluar.

Hollanda nuk është i vetmi vend europian në përpjekje për të zbutur ndikimin mjedisor të sistemeve të saj të tranzitit. Gjermania ka në plan të prodhojë një tren që furnizohet me hidrogjen këtë viti. Ideja ka qenë edhe për shtrirjen e saj në SH.B.A., një vend të cilit i mungojnë rrugë të gjera për tren pasagjerësh.

Kalifornia planifikon të përdorë energjinë e rinovueshme për hekurudhat e saj të ardhshme, por projekti me vlerë 64 miliardë $ ka hasur në pengesa të shumta që kur ajo është miratuar nga legjislatura e shtetit në vitin 2012.

Burimi: mentalfloss.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0