Tregu i gazit, bëhet gati plani për konsumatorët - Business Magazine Albania

Tregu i gazit, bëhet gati plani për konsumatorët


Qeveria shqiptare nuk ka prenotuar ende sasinë e gazit që do të përfitojë nga gazsjellësi TAP, duke e argumentuar këtë me mungesën aktuale të infrastrukturës në të cilën do të kalojnë tubacionet. Por po krijon të gjitha kushtet për funksionimin e tregut të gazit, duke i paraprirë deri edhe administrimit të infrastrukturës në raste krizash.

“Janë situatat ekstreme të motit, si ky dimër me temperatura ekstreme të ftohta, situatat politike dhe ekonomike, por mund të jenë edhe fatkeqësi natyrore, siç mund të jetë për shembull një tërmet, u shpreh Stavri Dhima, ministri i Energjisë. Plani përcakton se cilët janë konsumatorët që kanë prioritet furnizimi në këto kushte.”

“I garantojmë furnizim familjarëve, sektorit rezidencial kopshteve, spitaleve, shkollave, çerdheve dhe konsumatorëve të tjerë të rëndësishëm, siç mund të jetë prodhimi i energjisë elektrike, sipas mundësive edhe konsumatorëve të tjerë”, thotë Dhima.

Por mbi të gjitha duket se i jep zgjidhje problemit që i druhet Ministria e Energjisë, humbjeve kur sasia e gazit të prenotuar do të jetë më e lartë se ajo që do të përdoret në realitet.

“Kur në verë, për shembull, mund të konsumojnë më pak dhe kur vjen një sasi e caktuar e gazit nga tubacioni, kjo sasi depozitohet në këtë vend dhe në një periudhë të veçantë, sidomos në temperatura ekstreme këto vihen në përdorim këto depozita. Ose mund të vëmë në funksionim depozitat e vendeve të tjera”, shprehet Stavri Dhima.

Në masterplanin e gazit parashikohet ndërtimi i dy depozitave nëntokësore të gazit, një në Dumre dhe një tjetër në Divjakë. Gazi i parë do të transportohet përmes tubacionit të TAP nga Azerbaxhani drejt Europës në 2020-n.

burimi: top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0