Bizneset që tregojnë produkte të akcizës do të jenë në fokus të administratës doganore. Doganat pritet të shtojnë kontrolle dhe verifkime si pjesë e planit operacional anti-informalitet.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj në një dalje për shtyp me Drejtorinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Arlind Gjokutaj, tha se efektet e para të anti-informalitetit po ndihen në buxhet pasi po realizohet plani i të ardhurave.
Përsa i përket akzicës, Denaj tha se, karburantet nuk do të jenë i vetmi sektor në vëmendje. Pijet alkolike, duhani dhe kafeja do të përfshihen në planin kundër informalitetit.
“Prioritet i muajit gusht kanë qenë produktet e akcizës. Administrata doganore ka analizuar me detaj të dhënat e diponueshme dhe ka përgatitur një listë paraprake të subjekteve që do të inspektohen. Kontrollet konsistojnë në verifikime të detajuara fizike dhe dokumentare. Verifikimin me përputhshmërinë e deklarimit me të dhënat e sistemit informatik”, tha Ministra e Financave.
Lexo: Tatimet u dërgojnë letër bizneseve. Deklaroni të ardhurat
Muajin e kaluar, importi dhe konsumi i produkteve të akcizës si dhe niveli i të ardhrurave të arkëtuara nga administrata doganore janë rritur, si rezultat i rritjes së kontrolleve.
Më konkretisht të ardhurat nga akciza për muajin korrik ishin 4.86 miliardë lekë, ose gati 18% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo rritje është hasur edhe në gjysmën e parë të muajit gusht.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto