Trashëgimia e Tiranës në telajon e studentëve - Business Magazine Albania

Trashëgimia e Tiranës në telajon e studentëve

“Trashëgimia e Tiranës në telajon e studentëve” ishte aktiviteti i organizuar në”Galeria e Artit Tiranë ” në kuadër të TiranaEYC2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë. Ky aktivitet fuqizoi artistët e rinjt teksa ata eksploruan mënyrat se si kultura dhe arti mund të vihen në dobi të jetës së tyre të përditshme. Klaus Bushi Aktualisht është specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Promovimit të Qytetit. Angazhimi i përditshëm është promovimi i vlerave të Trashëgimisë Kulturore të kryeqytetit kryesisht tek të rinjtë dhe vizitorët e huaj dhe hartimi i politikave në këtë kuadër. Ai ndan për Business Magazine detaje rreth ekspozitës dhe emocionove të studentëve.

 A ka ndryshuar Tirana këtë vit që është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë”?

Po ka ndryshuar për hir të së vërtetës sepse vetëm idea që jemi në këtë titull na jep më tepër përgjegjesi. Pastaj, projekt për të rinjtë kanë qenë tepër prezente dhe kjo na ka bërë të na duket Tirana më ndryshe seç ka qenë.
Jeta artistike është gjallëruar në vend sepse të rinjtë janë nxitur të japin më të mirën për kryeqytetin. Unë vetë i shoh me sy kritik gjërat por realisht kanë bërë punë dhe projekte shumë të mira të cilat na ngjisin disa shkallë më lart ne si Kryeqytet.

A kemi ne një raport cilësor së të bërit të projekteve siç duhet?
 Po këtë do të doja ta prekja si temë. Në fakt unë do ta gjykoj nga niveli personal duke ju referuar projektit më të fundit. Kjo ekspozite neve na ka marrë kohë sepse ka qenë një punë e gjatë dhe cilësore për të cilën ramë të gjithë dakord se pavarësisht kohës që mund të na marrë duhet të nxjerrim diçka që ti mbetet brezave. Dhe e them me bindje që aty ku ka të rinj ka dhe punë të bukura e cilesore sepse vetë idete diverse që kanë i bën ata të veçantë ndoshta dhe duke plotësuar njëri-tjetrin.
Nëse do lundroj vetëm pak në ujërat e ekspozitës mund t’iu tregoj që në atë eksplozitë pati ide në kontrast nga njera-tjetra. Kishte të rinj që e panë Tiranën plot jetë, të rinj që e panë sikur po e humbnin e të tjerë që i’u duk e rrëmujshme.
Të rinjtë përmes arritjeve personale shërbejnë më së miri jo vetëm për vete por për shoqërinë në tërësi, ndaj ata kontribuuan dhe në gjykimin tim në këtë ekspozitë lanë gjurmë dhe për pasardhësit që duan ta njohin Tiranën përmes pikturës dhe optikës së të rinjve.

 Kur ka lindur idea për këtë projekt?

Idea ka pasur fillesa të hershme dhe nuk ka nisur menjëherë. Unë kisha plot 4 vite që hulumtoja rreth qytetit. Detaje që i njihja ose jo por doja detaje që lidhnin të rinjtë me qytetin.
Mendoj që erdhi momenti, prej kohësh unë doja që vlerat e Tiranës, qofshin ato arkeologjike, kulturore, arkitektonike etj. Doja shumë që ti shihja në pikturë.
Kur u shpall “Tirana Kryeqytet i Rinisë”, vendosa ta sjell si ide dhe besova që qytetit do ti bënte mirë.



A ke pasur mundësinë të bashkëpunosh me njerëz të tjerë?

Po patjeter. Asgjë në jetë nuk bëhet vetëm pa mbështetje dhe ide të përbashkëta. Ne kemi një grup njerezish që punuam. Në fillim përzgjodhëm studentët që do të ishin pjesemarrës dhe më pas bëmë guida nëpër vende të ndryshme të Tiranës për ta njohur atë më mirë. Ishte kjo gudië që ju dha mundësinë më pas studenteve të njihnin edhe veten se ku ishin apo çfarë pjesëz të Tiranës do donin ta sillnin përmes Pikturës.

A do ketë projekte të tjera të ngjashme?

Po po. Ky projekt ndoshta do vijojë sepse me kemi ndërtuar një grup shumë të mirë të cilet nuk duan që këto ekspozita të cilat të njohin me qytetin të mbeten vetëm në Tiranë. E rëndësishme është të njohin edhe qytetet e tjera përmes Pikturës dhe kështu kemi rënë dakord për ta vijuar këtë ide.

Çfarë ka më tepër rëndësi për ju në punën tuaj të përditshme?

Për mua është shumë e rëndësishme që të mbështeten të rinjtë. Janë po këta të rinj që e duan vendin e tyre dhe duan të punojnë për të.
Ky ishte një projekt i vogël që ne realizuam por kuptuam që e duan shumë jetën.
Të gjithë të rinjtë mund të bëjnë punë shumë të mira të cilat janë dhe hapa në karrierë. Kjo vlen për ne më teper. Është parim i cili puna e sotme duhet të struktuohet që mirë sa ti mbetet brezit që vjen pas nesh.

Cilat janë mesazhet që erdhën përmes ekspozitës?

Së pari, u ngjall edhe njëhere dëshira për tu marrë me diçka të bukur. Së dyti, Tirana erdhi e gjallë. Ne dhamë mesazhin që piktura është diçka e gjallë si rrugët e një qyteti. Së treti, të rinjtë e treguan dhe njëherë tjeter se çfarë janë në gjendje të bëjnë apo ku qëndron fuqia e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0