Transporti rrugor: nuk ka gjoba automatike për mjetet e pasiguruara - Business Magazine Albania

Transporti rrugor: nuk ka gjoba automatike për mjetet e pasiguruara

Transporti rrugor

Nisur nga një njoftim i publikuar ditën e sotme në disa media dhe portale, në lidhje me aplikimin e gjobës automatike në rastin e mospasjes së siguracionit të detyrueshëm për mjetin (TPL), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR kanë vendosur të parën mbrojtjen e interesit publik, gjatë ushtrimit të kompetencave funksionale dhe gjatë hartimit të politikave në sektorin e transportit rrugor.

Në projektligjin e depozituar tashmë në Kuvend nga ana e Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime të ligjit nr. 8378, datë, 22.07.1998,“Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe që është në pritje për diskutim në Komisionet e Përhershme Parlamentare përkatëse, nuk ka të parashikuar aplikimin e një gjobe automatike ndaj qytetarëve në rast se nuk pajisen me një kontratë sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj të tretëve (TPL) brenda 30 ditëve nga mbarimi i asaj të mëparshmes.

Lexo:
Në projektligjin e depozituar në Kuvend, është cilësuar vetëm fakti që përmes qendrës së informacionit si një bazë të dhënash zyrtare për shkëmbimin e informacionit, institucionet që ushtrojnë kontrollin në rrugë, marrin të dhëna në kohë reale për mjetet të cilat janë në qarkullim në rrugë dhe nuk kanë një kontratë sigurimi (TPL) të vlefshëm.

Lexo: Volvo Cars lançon, Volvo C40 Recharge tërësisht elektrike

Qendra e informacionit, e cila përmendet në nenin 9 të projektligjit të depozituar në Kuvend, është e parashikuar më herët në nenet 4, 38 dhe 41 të ligjit nr.10076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Për më shumë informacion mund të konsultoheni dhe me projektligjin e depozituar tashmë në Kuvend http://www.parlament.al/ProjektLigje/ProjektLigjeDetails/53583

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0