Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian ka anulluar vendimin e Komisionit Europian për t’i mohuar gazetës New York Times aksesin në mesazhet e shkëmbyera ndërmjet Presidentes Ursula von der Leyen dhe CEO të Pfizer, Albert Bourla, duke vlerësuar se ekzekutivi i BE-së nuk e ka shpjeguar bindshëm pse nuk i zotëron këto tekste.
Pas një periudhe të gjatë tensioni mes Komisionit Europian dhe The New York Times lidhur me transparencën e kontratave të vaksinave Pfizer kundër COVID-19, Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ) shpalli se Komisioni “nuk ka dhënë një shpjegim të besueshëm për të justifikuar mungesën e dokumenteve të kërkuara.” Sipas Gjykatës, Komisioni nuk mund të thotë thjesht se nuk disponon dokumentet e kërkuara; ai duhet të ofrojë shpjegime të besueshme që mundësojnë që publiku dhe Gjykata të kuptojnë pse këto dokumente nuk mund të gjenden.
Gjykata vlerësoi se The New York Times kishte paraqitur prova relevante dhe të qëndrueshme që tregonin ekzistencën e mesazheve ndërmjet Presidentes së Komisionit dhe CEO të Pfizer për blerjen e vaksinave kundër COVID-19. Një zyrtar i BE-së tha se këto kontrata ishin tërësisht të papara në një kontekst gjithashtu të paqartë. Gazeta kishte zbuluar ekzistencën e mesazheve në vitin 2021 gjatë intervistave me Bourla, por kishte hasur në pengesa kur kërkoi qasje në to. Komisioni kishte pretenduar se nuk mund të ofronte mesazhet. Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për t’i marrë ato, The New York Times e çoi çështjen në Gjykatën e BE-së në janar të vitit 2023.
Lexo edhe: Qeveria britanike prezanton robotin që dëgjon popullin, fundi i burokracisë tradicionale
Gjykata tani ka konstatuar se Komisioni nuk ka sqaruar në mënyrë të mjaftueshme nëse mesazhet e kërkuara janë fshirë dhe, nëse po, nëse fshirja ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme apo automatikisht. Komisioni Europian tani ka dy muaj kohë për të apeluar vendimin e Gjykatës së Drejtësisë.
(vijon)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto