Transformoni gjurmën tuaj digjitale në një aset të vlefshëm për ndërtimin e karrierës - Business Magazine Albania

Transformoni gjurmën tuaj digjitale në një aset të vlefshëm për ndërtimin e karrierës

Një nga gjërat e para që u thuhet të sapodiplomuarve ndërsa shkojnë në tregun e punës është se ata duhet të rishikojnë dhe pastrojnë gjurmët e tyre digjitale.

Në vitin 2019, një vajzë u refuzua nga një praktikë marketingu për shkak se kompania gjeti foto me bikini në llogarinë e saj në Instagram. Ndërsa ka padyshim shqetësime për privatësinë, veçanërisht për profesionistët që nuk janë rritur me mediat sociale, një gjurmë e fortë digjitale mund të jetë në fakt një mjet i rëndësishëm  kur ju kërkoni punë. Ja pse duhet të ndaloni së menduari se interneti është një vend nga i cili dihet të fshihesh dhe të nisni ta përdorni atë në të mirën tuaj.

 

Ju jeni produkti – ndaj tregtoni veten

Në fund të fundit, marrëdhënia midis një kompanie dhe një punonjësi është transaksionale. Ata po ju punësojnë për shkak të asaj që ju mund të bëni për ta (përgjegjësitë e punës), dhe ju dëshironi që ata t’ju punësojnë për shkak të asaj që ata mund të bëjnë për ju (t’ju paguajnë). Mund të ketë disa motive të tjera  por,  ju e kuptoni thelbin.

Përdorimi i mjeteve të një biznesi

Tani që keni filluar të mendoni si një biznes, është koha të përdorni  të njëjtat kanale dhe mjete digjitale si kompanitë për të marketuar veten. Konceptet si SEO dhe marketingu digjital nuk janë vetëm për bizneset – përdorni ato për t’u dalluar edhe ju vetë në tregun e punës. Nëse një rekrutues kërkon në Google emrin tuaj dhe sheh që jeni të interesuar në  marketing ose zhvillim profesional, kjo është një përparësi në krahasim me një llogari private në mediat sociale. Postimi i përmbajtjes tërheqëse  dhe përdorimi i fjalëve kyçe të duhura në përmbledhjen e profilet tuaja do t’i ndihmojë rekrutuesit t’ju gjejnë.

Lexo edhe : Është koha që kompanitë të investojnë në zhvillimin e brandit personal të punonjësve

Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë

Nëse prania juaj digjitale nuk është asgjë më shumë ose më pak se një foto e kompanisë dhe një  CV e thjeshtë , askujt nuk do t’i pëlqejë aq shumë ato që shohin sa ta marrin në konsideratë që t’ju punësojnë. Bizneset  synojnë produktin e tyre në një segment të caktuar tregu. Ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Nuk duhet t’i drejtoheni çdo punëdhënësi të mundshëm, vetëm atyre që vërtet përputhen me interesat tuaja.

Një paralajmërim i shpejtë

 Edhe nëse gjurmët digjitale mund të jenë mjete të dobishme, ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm për sigurinë tuaj kur postoni në internet. Kontrolloni cilësimet tuaja të privatësisë në mediat sociale në mënyrë që njerëzit të mos mund të shohin informacione shumë private  si psh të dhënat personale tuaja. Nuk është gjithashtu një ide e mirë të filloni të shani ose të postoni ndonjë gjë fyese. Por ju e dinit tashmë, apo jo?

Koha për të vënë veten aty jashtë

Me shumicën e punëkërkuesve në treg të fokusuar në krijimin e një gjurmë të pastër digjitale dhe minimizimin e pranisë së tyre në internet, të vepruarit në mënyrë të kundërt mund të jetë një mënyrë fantastike për të filluar. Për sa kohë që ju mbroni sigurinë tuaj, qëndroni pozitivë dhe mendoni për përmbajtjen tuaj, duhet të jeni të gatshëm të vazhdoni.

Për më shumë lexoni në : Entrepreneur

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0