Transformo vizionin tënd në Konventën Internacionale “Suksesi është qëllimi yt" - Business Magazine Albania

Transformo vizionin tënd në Konventën Internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Transformo vizionin tënd në Konventën Internacionale “Suksesi është qëllimi yt"”

A keni ndier ndonjëherë dëshirën e zjarrtë për të shndërruar vizionet tuaja në realitet?

KY është momenti yt, inkurajoje veten për të shfrytëzuar këtë mundësi të jashtëzakonshme e cila të vjen një herë në jetë…

Ndjeje magjinë e momentit, zgjero rrjetin tënd të kontakteve dhe shihe veten në mesin e personave më të suksesshëm sepse vendi yt është pikërisht aty. Zhvillo veten në aspektin personal dhe profesional duke bërë hapin e parë për të arritur suksesin që e ke ëndërruar gjithmonë…  Ky është rrugëtimi ku inspirimi dhe përvoja takohen për të krijuar një mjedis të rëndësishëm për aftësimin tuaj.

——————-

Konventa e VI-të “Suksesi është qëllimi yt”

28 Tetor 2023 | 10:00-17:00 | Kolegji AAB, Fushë Kosovë

Spikerët: Denis Gafuri, Petar Lazarov, Alvaro Costa, Abdo Qassem, Arjeta Dhima, Fatmir Zymberi, Naile Elezi, Iyas Sabri, Klodian Murati.

TEMAT:

  • Teknikat e negocimit: Mësoni strategjitë dhe teknikat më efektive për të arritur marrëveshje të suksesshme në biznes dhe në jetën personale.
  • Teknikat e shitjes: Zbuloni mjetet e zhvillimit të aftësive për të rritur efikasitetin tuaj në procesin e negocimit.
  • Branding DNA 2.0: Hulumtoni sekretet e ndërtimit të një brand-i të fortë dhe të dallueshëm nga konkurrenca për të dominuar tregun.
  • Lidership: Mësoni këshilla dhe praktika të menaxhimit që do t’ju ndihmojnë të bëheni lidera të suksesshëm në punën tuaj.
  • Inteligjenca artificiale: Kuptoni ndikimin dhe potencialin e inteligjencës artificiale në krijimin e mundësive të reja dhe inovacionit.
  • Të folurit në publik: Mësoni teknikat e prezantimit dhe të komunikimit që ju japin siguri, vetëbesim dhe ndikim përpara audiencës.
  • Përvoja profesionale e dy sipërmarrësve të suksesshëm: Dëgjoni historitë e tyre të suksesit dhe mësoni nga sfidat dhe arritjet e tyre.
  • Mindfulness: Zhytuni në botën e vetëreflektimit dhe qetësisë për të menaxhuar stresin dhe për të rritur performancën tuaj në çdo sferë të jetës.

————

Ka 3 lloje të biletave:

  • Bileta Silver: 77 Euro
  • Bileta Gold: 147 Euro
  • Bileta VIP: 297 Euro

Numri i vendeve eshte i limituar, REGJISTROHU TANI!  https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeL_B0rDUZctZeJW1ukEBCuer9kfQ17edbdEI-koDTXG6Bo8w/viewform?usp=pp_url

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0