“Transforming Your Life”, libri që e rendit trajneren Anila Bashllari mes ekspertëve ndërkombëtarë - Business Magazine Albania

“Transforming Your Life”, libri që e rendit trajneren Anila Bashllari mes ekspertëve ndërkombëtarë


Trajnerja dhe mentorja e biznesit Anila Bashllari është bërë pjesë e librit “ “Transforming Your Life”, Volumi i dytë.

Ajo prezantohet si bashkë-autore me individë-coaches shumë të talentuar dhe me eksperiencë ndërkombëtare. Libri fokusohet në zhvillimin personal dhe ju mund të lexoni historitë e autorëve të ndryshëm, sfidat dhe përballjet e tyre për të ecur përpara drejt suksesit.

Në një intervistë për Businessmag Anila tregon se, “prej vitit 2011 jam e fokusuar në fushën e zhvillimit personal dhe eksperienca ime prej mbi 30 vitesh po më shërben shumë për një kombinim harmonik midis zhvillimit profesional dhe atij personal”.

Edhe sot Anila nuk ka ndalur së investuari te vetja. Pjesë e kësaj ishte dhe projekti prej rreth 1 vit e gjysëm që është përfshirë për të zhvilluar në një nivel tjetër biznesin e saj të coaching, mentorim dhe trajnim në fushën e zhvillimit personal.

Vëmendjen e botuesit e ka tërhequr fakti që këtë punë e ushtron si profesion me kohë të plotë dhe në një vend të vogël si Shqipëria, i kërkuan të bëj intervistën e parë për të vendosur nëse do përfshihej në libër si bashkëautore. Bindja e saj se do të përzgjidhej u përmbush.

“Kur e kam shkruar këtë libër kam menduar për këdo, pasi mesazhet në të janë mesazhe për jetën. Çdokush ka nevojë për zhvillim personal dhe nëpërmjet historisë time synoj të ndihmoj këdo që ndihet në udhëkryq, pa shpresë, që dëshiron të rritet apo të bëhet i suksesshëm”.

Anila Bashllari synon Shqipërinë si mentore e neurocoach. Por, krahas kësaj po bëhet realitet tregu ndërkombëtar. “Investimi prej shumë vitesh në këtë fushë po më kthehet. Natyrisht libri më krijon mundësinë e një prezence në tregun ndërkombëtar dhe deri tani është best seller në disa kategori në fushën e zhvillimit personal në Amazon USA, Canada, Hollandë, Gjermani, Indi dhe vende të tjera”.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë.”
— Michael Bobak
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0