Transformimi dixhital i qeverisë në varësi të kërkesës qytetare

Transformimi dixhital i qeverisë në varësi të kërkesës qytetare



Transformimi dixhital i administratës publike është i mirë për një vend dhe qytetarët e tij. Në fakt, zbatimi i teknologjisë dixhitale brenda institucioneve publike është një mundësi që duhet të shfrytëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Qeveritë zakonisht përqëndrojnë përpjekjet e tyre për dixhitalizimin në 4 qasje: shërbime publike, proçese pune, komunikime e shkëmbim të dhënash dhe transparencë.

Por, nisur nga komoditeti që qytetarët kanë arritur në një nivel të lartë të shpejtësisë dhe cilësisë së shërbimeve që marrin nga markat e njohura si, Google, Facebook, LinkedIn, Instagram, ata ende  nuk kanë të njëjtën ndjesi dhe komoditet nga shërbimet dhe informacioni që ata marrin nga Administrata Publike.

Lexo: Teknologjia përballë integritetit, projekti Sogis zhvillon diskutime

Kjo situatë në Shqipëri është në nivelet e kësaj ndjesie, ende të dobët kur shikojmë renditjen në vend të 83-të nga 194 vende për Indeksin e Nivelit të Inteligjencës Artificiale për shërbimet publike. Megjithëse ky pozicion tregon rritje në raport me vite më parë, gjithsesi në krahasim me vendet e rajonit është në vend të parafundit. Vendet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia) janë të pozicionuar 16 deri 25 vende përpara Shqipërisë. Ky rezultat e gjen vendin në nivele jo të mira edhe në rastin e analizimit të Indeksit të ndërlidhjes me rrjetin ku përsëri Mali i Zi dhe Serbia janë 10 dhe 18 pozicione përpara dhe Maqedonia e Veriut është 12 pozicione prapa Shqipërisë.

Por, nëse analizojmë renditjen në Indeksin e Kapitalit Njerëzor në vitin 2018, shikohet se Shqipëria është 3 vende përpara Malit të Zi dhe Bosnjës, 24 vende përpara Kosovës dhe 32 vende përpara Maqedonisë së Veriut, por 29 vende prapa Serbisë. Ky pozicionim tregon se Shqipëria është në nivelin mesatar të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Renditjet sa më lart janë treguesi i situatës së përdorimit të teknologjisë në dixhitalizimin e administratës publike që paraqitet me rezultate që flasin për një zotërim të teknologjisë dixhitale në nivele më pak konkurruese se fqinjët për shërbimet publike dhe transparencën.

Lexo: ICT Awards në kërkim të historive shqiptare të suksesit në teknologji për të 8-tin vit

Përkundër përparimit të konsiderueshëm, boshllëqet e dukshme në finalizimin e investimeve të filluara dhe të lëna pa mbaruar sipas standarteve të kërkuara mund ta lënë Shqipërinë më pak të përgatitur dhe të dobët për sfidat që qëndrojnë përpara saj si në lidhje me fqinjët, por edhe në lidhje me të ardhmen e saj brenda vendeve të BE-së. Kjo situatë e pabalancuar si duhet midis asaj që parashikohet në programe dhe asaj që realizohet në fakt në lidhje me dhënien e shërbimeve dixhitale mund të rezultojë në distancimin e qytetarëve nga disa shërbime duke preferuar më shumë modelin e zakonshëm me të cilin janë rritur.  Këtu fillon pikërisht dilema e balancimit midis kostos dhe përfitimit, që vjen nga mbajtja e shërbimeve publike të dixhitalizuara në nivele të avancuara kapitalesh humane dhe financiare, pasi ky treg është shumë herë më konkurrues se tregjet e tjera të shërbimeve. Kapitali njerëzor është një shtytës kryesor i rritjes së qëndrueshme dhe uljes së varfërisë. Investimet në kapitalin njerëzor janë bërë më të rëndësishme pasi natyra e shërbimeve publike ka evoluar.

Duke e parë në perspektivë, treguesin e përdorimit të kapitalit njerëzor që është në rritje në Shqipëri tregon për faktin e thjeshtë se duke përmirësuar aftësitë, shëndetin, njohurinë dhe zotësinë e tyre, pra atë që quhet si kapitali i tyre njerëzor individët mund të jenë më produktivë, fleksibël dhe inovatorë.

Transformimi dixhital nuk ka të bëjë vetëm me teknologjitë e reja, por kërkon një rregullim të strukturave organizative, të qeverisjes, të proçeseve të punës, të kulturës dhe mendësisë.  Ky evolucion do të thotë gjithashtu arritjen në një vizion më të gjerë rreth marrëdhënieve dhe modeleve të biznesit që do të ridizenjojnë  funksionimin e shërbimeve publike. Vetëm kështu qeveria do të arrinte përfitime më të mëdha duke u treguar edhe individëve më pak të azhornuar me dixhitalizimin ndjesi të prekshme lidhur me të mirat që  mund të sjellë transformimi dixhital, për njerëzit dhe shoqërinë.

Kritikët pretendojnë se shumë iniciativa të shërbimit dixhital në vende si Shqipëria kanë krijuar disbalanca pikërisht midis strategjive dhe realitetit, që çojnë në perceptime për ti konsideruar të dështuara projektet e qeverisë për dixhitalizimin.

Janë pikërisht ato projekte që nuk marrin në konsideratë gjithë faktorët që rrethojnë një shërbim/proçes dixhital.

Nuk është e qartë nga këndvështrimi i një qytetari të zakonshëm, nëse përdorimi i disa shërbimeve dixhitale publike është diçka që ai e dëshiron, e ka të nevojshme apo do të përfitojë prej saj. Ekziston një dilemë e qartë që qeveria duhet të dijë ti përgjigjet dhe të ndikohet nga përgjigja e saktë lidhur me çfarë, si dhe kë shërbime dixhitale publike dëshirojnë qytetarët, para se ato të jenë miratuar dhe bërë gati për të filluar.

Lexo: Qeveria shqiptare siguron financim me norma të ulëta interesi. Eurobond blihet me 3.55%

Studime të fokusuara në vende që kanë aplikuar shërbimet dixhitale publike konkludojnë në një të përbashkët, se përparimi i vërtetë dhe zhvillimi i synuar nga nismat e drejtuara nga teknologjia nuk kanë ecur përpara sipas parashikimeve për sa kohë ato nuk janë bazuar te ambienti social-politik i përbërë pikërisht nga besimi dhe kërkesat e qytetarëve për qeverinë e tyre.  Një tjetër studim na tregon se prezantimi i shërbimeve publike dixhitale të projektuara nga qeveria pa pyetur më përpara qytetarët, për ta fillimisht arriti suksesin e pritshëm sipas programit duke ulur ndjeshëm koston dhe kohën e nevojshme për qytetarët për të marrë shërbime të caktuara nga qeverisja e tyre lokale. Synimi ishte që ndërkohë të luftohej edhe korrupsioni nëpërmjet humbjes së kontaktit me zyrtarët dhe kontaktimit vetëm me teknologjinë. Sidoqoftë, projekti përfundoi me dështim me kalimin e kohës për shkak të rrjedhjeve të kapitalit njerëzor të përgatitur dhe me aftësitë e duhura për t’u marrë me kërkesat e tyre për arsye se niveli i lartë i korrupsionit dhe informaliteti ndikoi në humbjen e besimit të qytetarëve ndaj qeverisë së tyre. Ky fakt dhe perceptim qytetar nuk ishte konsideruar nga zyrtarët e qeverisë.

Projekte të tilla dixhitale mund të dështojnë sepse ato përqendrohen dhe angazhojnë burime të shumta në funksion të zgjidhjeve teknologjike duke u përqendruar pak ose shumë pak tek kërkesat dhe perceptimet e qytetarëve, të cilët në fakt duhet të jenë vendimmarrësit e vërtetë.

Burimi: ALTAX

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0