ICT Awards në kërkim të historive shqiptare të suksesit në teknologji për të 8-tin vit - Business Magazine Albania

ICT Awards në kërkim të historive shqiptare të suksesit në teknologji për të 8-tin vit


Është hapur edicioni i 8-të i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards me misionin për t’i ardhur në mbështetje ekosistemit të inovacionit dhe startup-eve në Shqipëri.

Ceremonisë së hapjes së edicionit të 8-të iu bashkuan mëse 150 pjesëmarrës si profesorë, studentë, përfaqësues të biznesit dhe ekosistemit të inovacionit si dhe të ftuar specialë si zëvendës Ministri i Edukimit, Sporteve dhe Rinisë z. Oltion Rrumbullaku, z. Visar Jasiqi anëtar i jurisë së ICT Awards ndër vite, zj. Greta Lekaj nga sponsori tradicional Raiffeisen Bank, zj. Anisa Berisha nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe UK Tech Hub Albania, Prof. Dr. Edmond Hajrizi nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji dhe z. Arjan Cukaj nga Universiteti Metropolitan.

Lexo: Zbulohen sot fituesit e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards

Bashkëthemeluesi i ICT Awards z. Kushtrimi Shala përshkroi në fjalën hapëse për rrugëtimin 8-vjeçar të garës mbarëkombëtare, sfidave me të cilat u përball dhe frytet e dhëna.

ICT Awards, më shumë sesa një mision, është një platformë, e cila vit pas viti ka konfirmuar kontributin e çmuar dhe punën e çdo inovacioni shqipfolës që ka lënë gjurmë në shoqërinë shqiptare.

Anëtari i jurisë ndër vite të ICT Awards z. Visar Jasiqi risolli në vëmendje të pjesëmarrësve sfidat e jurisë dhe organizatorit ndërsa kujtoi të gjithë fituesit të cilët po korrin suksese sot në hapësirën jo vetëm shqipfolëse, por edhe botërore.

Zëvendës-Ministri i Edukimit, Sportit dhe Rinisë z. Oltion Rrumbullaku vuri theksin tek rëndësia e mbështetjes së evenimenteve të tilla si ICT Awards në veçanti dhe sektorit të ICT-të në tërësi.

Raiffeisen Bank është një prej mbështetësve që nga edicioni i parë i ICT Awards dhe z. Greta Lekaj e përshkroi këtë partneritet 8-vjeçar një shërbim në drejtim të ekosistemit të inovacionit. Një fjalë rasti ceremonia e hapjes ja dedikoi edhe mbështetësit më të ri të ICT Awards, që është Ambasada Britanike në Tiranë përfaqësuar nga zj. Anisa Berisha.

Edicioni i tetë i ICT Awards do të ketë një kategori të re e cila u zbulua nga Koordinatori z. Ardian Alaj. Këtë vit garuesit mund të aplikojnë në kategorinë ICT Startupi i Vitit krahas ICT Inovacioni i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe ICT Siguri Kibernetike. Një tjetër ndryshim për këtë edicion bëri të ditur z. Alaj është shkrirja e kategorisë  ICT Mobiliteti i Vitit në atë të Inovacionit duke i dhënë peshë akoma më të madhe kësaj kategorie të synuar nga shumë kreator me fokus inovacionin.

Aftësitë në Shekullin 21 dhe Roli i ICT në Edukim ishin dy panele surprizë gjatë ceremonisë. Instruktori i ICTSlab z. Johnny Siman dhe nxënësit 10 vjeçar Alexandër Xhuvani ndanë me të pranishmit njohurit e thelluara në fushën e teknologjisë, kodimit dhe inovacionit përmes një bashkëbisedimi.

Niveli i arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë ishte tema kryesore e diskutimit të panelit të përbërë nga Prof. Dr. Edmond Hajrizi njëkohësisht edhe anëtar i ICT Awards ndër vite dhe z. Arjan Cukaj nga Universiteti Metropolitan. Z. Hajrizi gjeti rastin të prezanton edhe platformën më të re EON për studime në fushën e Realitetit Virtual dhe të Shtuar.

Që nga themelimi i saj ICT Awards ka dëshmuar qindra punë e përpjekje, e histori suksesi të çmuara Shqiptare që kërkojnë që transformimin që ka ndodhur brenda tyre ta përçojnë edhe në shoqërinë Shqiptare dhe vlerësuar çdo vit nga një trupë profesionistësh të zgjedhur nga fusha e teknologjisë dhe inovacionit siç është Juria e Albanian ICT Awards.

Ceremonia e hapjes i paraprin dhjetëra takimeve të cilat do të organizohen në shkolla, universitete, biblioteka e hapësira inovacionit të cilat jo vetëm rrisin ndërgjegjësimin tek njerëzit rreth konceptit të inovacionit por edhe identifikojnë më të mirët të cilët të nesërmen do të shërbejnë si modele për çdo Shqiptar që ëndërron.

Lexo: Mblidhet juria e ICT Awards 7, 110 kandidatë në garë për çmimet e mëdha të teknologjisë

Edicioni i 8-të i ICT Awards gëzon mbështetjen e dhjetërave sponsorëve, disa prej tyre tradicionalë si Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision ndërsa këtë vit me mbështetjen e fuqishme edhe të Ambasadës Britanike. Albsoft, Facilization, Universiteti Metropolitan, Riinvest, UBT, AUK, Soft&Solutions, Baboon kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë edicion.

Që nga themelimi ICT Awards ka vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha dhe kategori të ndryshme ndërsa 200 prej tyre janë vlerësuar në detaje si dhe janë shpërblyer me çmime për kategoritë te caktuara.

Më shumë rreth kësaj gare, takimeve që do të organizohen, aplikimeve, kritereve të vlerësimit ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtar të ICT Awards 8

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0