Qeveria shqiptare siguron financim me norma të ulëta interesi. Eurobond blihet me 3.55% - Business Magazine Albania

Qeveria shqiptare siguron financim me norma të ulëta interesi. Eurobond blihet me 3.55%


Shqipëria arriti të sigurojë një normë interesi prej 3.55% në huanë e marrë në tregun ndërkombëtar.

Qeveria shqiptare, sipas ministrisë së Financave, arriti të sigurojë financimin e pritur prej 500 milionë euro.

Eurobondi kësaj radhe ka një afat 7 vjeçar. Një ditë më parë, financat vlerësonin se nëse do të arrihej një afat i tillë, do të thotë më shumë besim i institucioneve ndërkombëtare në ekonominë e vendit.

Ecuria e emetimit të Eurobondit tregoi një interes të lartë nga ana e investitorëve. Me një ofertë prej 1.25 miliardë lekë, shuma e vënë në dispozicion ishte mbi 2 herë më e lartë se ajo e kërkuar nga qeveria shqiptare.

Për nga norma e interesit, Shqipëria është më mirë se periudhat e kaluara kur mori financime jashtë, ndërkohë, dy shtetet fqinje, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë arritur të sigurojnë po këtë vit financime në tregjet ndërkombëtare me norma edhe më të ulëta interesi. Emetimi në Mal të Zi kapi normën 3.5% ndërsa në Maqedoni 2.75%.

Ndërsa është shlyer borxhi i Eurobondit të mëparshëm, prej sot qeveria shqiptare dhe qytetarët kanë një borxh shtesë prej 300 milionë euro.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0