Trajnimi "Brandi Personal dhe Etiketa në Biznes" - Business Magazine Albania

Trajnimi “Brandi Personal dhe Etiketa në Biznes”

“Duhen 20 vjet për të ndërtuar një reputacion dhe vetëm pesë minuta për t’a shkatërruar atë.
Nëse i mendoni gjërat në këtë mënyrë, do filloni të veproni ndryshe.”
Warren Buffet

4 orë së bashku për të bërë një udhëtim mbi perceptimin e brandit personal, hapat për zhvillimin e tij si dhe disa këshilla për të përditshmen tonë si profesionistë, të cilat shpesh i neglizhojmë.

Jepi rëndësi Vetes, shiko rrugën tënde drejt asaj që do të bëhesh dhe do të arrish, jo thjesht në rolin aktual.

Në këtë link mund të regjistroheni në trajnimin që zhvillohet më datë 2 prill 2022, ora 09:30 në InnoSpace, rr. Pjetër Bogdani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0