Trajnime Profesionale për Web Design, Linux System dhe të tjera... - Business Magazine Albania

Trajnime Profesionale për Web Design, Linux System dhe të tjera…


Dominusoft në bashkëpunim me Metropolitan Incubator, ka nisur regjistrimet për raundin e ri në Trajnimet Profesionale:

-Linux System Admin: Mësoni si të administroni sistemin operativ Linux.
Mobile & Cloud: Do të ndërtoni një aplikacion konkret mobile në vetëm 30 orë
Web Design: Do të ndërtoni dhe dizenjoni një website profesional dhe modern në 30 orë

Trajnimet nisin më datë 10 dhjetor dhe keni mundësinë të shlyeni pagesën e trajnimit edhe me 2 këste, në qoftë se regjistroheni brenda datës 10 nëntor.

Në përfundim, ofrohet mundësi Intershipi për njërin nga pjesëmarrësit me performancë më të lartë.

Gjithashtu, çertifikoheni nën logon e Dominusoft, e cila njihet në Shqipëri, Norvegji dhe nga Instituti i Kërkimit.

Për më shumë informacione mund të klikoni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0