Trajnimi i parë: 26-27 Shtator “Procedurat e punësimit”
Procedurat e punësimit, lidhja dhe manaxhimi i kontratës me punonjësit, përcaktohen jo vetëm nga politikat e kompanive, por mbi të gjitha bazohen dhe përcaktohen nga kuadri ligjor. Për këtë arsye, është e nevojshme që stafi i burimeve njerëzore të njohë kërkesa në fuqi dhe t’i implementojë ato, në mënyrë që të garantojë mirëfunksionimin e organizatës.
Trajnimi “Procedurat e punësimit” ka si qëllim njohjen dhe aftësimin e pjesëmarrësve në aplikimin e procedurave si:
- lidhja e kontratës së punës dhe menaxhimi i saj;
- deklarimi fillestar pranë Drejtorisë së Tatimeve dhe Zyrës së Punës;
- deklarimet periodike; plotësimi dhe menaxhimi i dosjes së punonjësve.
Aplikimet mbyllen në datë 25 Shtator
Trajnimi i dytë: 03-04 Tetor “Vlerësimi i performancës”
Vlerësimi i performancës dhe kontributit të çdo punonjësi, është një nga proceset e punës që duhet të ekzekutohet nga specialistët e burimeve njerëzore. Ngritja e sistemeve formale për vlerësimin e performancës së stafit, që janë të lidhur me aktivitetin e organizatës, të zbatueshme dhe të qendrueshme në kohë, padyshim është një nga sfidat e profesionistëve të kësaj fushe. Ky trajnim synon të njohë dhe aftësojë pjesëmarrësit me të gjithë komponentët e një sistemi formal të vlerësimit të performancës, përfshirë:
- vendosjen e kritereve të përshtatshme;
- përcaktimin e matësve dhe normave për çdo kriter;
- metodat më të aplikuara për vlerësim, përfshirë metodën 360o;
- hartimin e një formulari vlerësimi dhe aplikimi i tij; raporti i vlerësimit të performancës dhe procesi i komunikimit të rezultateve.
Aplikimet mbyllen në datë 25 Shtator.
Adresa: Rruga Ibrahim Rrugova, Kompleksi Green Park, H.8, Ap 22, kati VI, Tiranë.
Për më shumë informacion:
Tel: 0676053887
info@ardexconsulting.com – ardexconsulting.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto