Trajnim: “Planifikimi Strategjik Financiar”

Trajnim: “Planifikimi Strategjik Financiar”


Lektor: Z. Anton Lezhja
Data: 13-14-15 Mars 2018
Orari: 16:00-20:00
Vendi: DHTIT

QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT 

Procesi i planifikimit strategjik financiar është një detyrë gjithëpërfshirëse, e cila përqendrohet në objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë të biznesit. Procesi i përgatitjes së buxheteve dhe planeve të biznesit detyron menaxhimin të njohë dhe të japë vlera të gjitha vendimeve mbi marketingun, prodhimin dhe financiare.

Gjatë këtij kursi 3-ditor pjesëmarrësit do të marrin konceptet bazë mbi përgatitjen e planeve strategjike financiare shoqëruar me shembuj konkret.

KUSH MUND TË PËRFITOJË?

Duke qenë se procesit të buxhetimit nuk i jepet akoma rëndësia e duhur në bizneset private të Shqipëri, përfituesit kryesorë do të ishin vetë pronarët e bizneseve dhe CFO-të e tyre. Por nëse kompania ka ekipe që merren me buxhetimin, ato do të ishin gjithashtu përfitues direkt të këtij trajnimi..

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

  • Synimet dhe Objektivat e Planifikimit Strategjik
  • Procesi i buxhetimit dhe struktura organizative e kompanisë
  • Vendimarrja në procesin e buxhetimit
  • Parashikimi i të Ardhurave, Prodhimit, Kostove etj
  • Përgatitja e pasqyrave financiare dhe analiza e sensitivitetit
  • Rast Studimi

METODOLOGJIA

  • Një workshop-trajnim 3-ditor prej 4 orësh në ditë (nga 16.00 -20:00)
  • Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesëmarrje me raste konkrete nga trajnuesit.
  • Një qasje ku trajnuesit dhe pjesëmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 90 Euro. Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarde.

LEKTOR: Z. Anton Lezhja

Anton është drejtor në departamentin e këshillimeve financiare të Deloitte Albania, i specializuar në fushën e vlerësimeve të biznesit, pasurive të paluajtshme dhe makinerive dhe pajisjeve, si dhe në përgatitjen e planeve të biznesit dhe studimeve të fizibilitetit. Ai gjithashtu punon si kontrollues i cilësisë së raporteve të vlerësimit në shumë vende të rajonit si Rumani, Bullgari, Serbi, Kroaci, Mali i Zi dhe vende të tjera të Europës Qendrore. Edhe pse i specializuar në fushën e vlerësimeve, ai ka një përvojë të madhe edhe në fusha të tjera si koncesionet dhe PPP-të, privatizime, blerje dhe shkrirje shoqërish, studime tregu etj.

Gjithashtu ai përdoret si trajnues nga Deloitte dhe entitete të tjera ndërkombëtare si psh: Instituti Ndërkombëtar i Vlerësuesve të Biznesit (iiBV) me qendër në Kanada. Anton është anëtar senior i liçencuar i Shoqatës Amerikane të Vlerësuesve (ASA) dhe i shoqatës britanike të vlerësuesve (RICS), si dhe gëzon një kualifikim në financa të korporatave nga instituti britanik i ekspertëve kontabël (ICAEW).

 PROGRAMI:

Dita 1.

  • Tema 1: Synimet dhe Objektivat e Planifikimit Strategjik
  • Tema 2: Procesi i buxhetimit dhe struktura organizative e kompanisë
  • Tema 3: Vendimarrja në procesin e buxhetimit

Vendimarrje lidhur me planifikimin e shitjeve, si me poshtë, por jo vetëm:

  1. Çmimi
  2. Numri i produkteve dhe shtrirja gjeografike
  3. Kushtet e kreditimit
  4. Plani i kompensimit për stafin e shitjes
  5. Marketing / Oferta special

Vendimarrje lidhur me planifikimin e balancës mbyllëse të inventarit

Vendimarrje lidhur me planifikimin e blerjes se materialeve, si me poshtë, por jo vetëm:

  1. Madhësia e porosisë
  2. Numri i porosive
  3.  Faktori i dëmtimit/prishjes

Vendimarrje lidhur me planifikimin e Punës direkte (ne rastin e kompanive të prodhimit), si me poshtë, por jo vetëm:

  1. Niveli i pagës
  2. Produktiviteti i stafit
  3. Orët jashtë orarit zyrtar/turnet

Vendimarrje lidhur me planifikimin e shpenzimeve operative, si me poshtë, por jo vetëm:

  1. Ndarje e shpenzimeve sipas llojit (variabël apo fikse)
  2. Buxhet në raport me nivelin e shitjeve ose me vitet paraardhëse (në varësi të llojit të shpenzimit)
  3. Planifikim i marzhit të kërkuar të fitimit bruto dhe fitimit operativ

Vendimarrje lidhur me planifikimin e mjeteve monetare, si me poshtë, por jo vetëm:

  1. Balanca e dëshiruar e mjeteve monetare në fund të periudhës
  2. Emetim i aksioneve/borxhit/marrja e financimeve të jashtme
  3. Pagesat e furnitorëve (llogaritë e pagueshme)
  4. Pagesat e dividentit
  5. Investime të tjera

Vendimarrje lidhur me planifikimin e shpenzimeve kapitale

  • Tema 4: Parashikim i të ardhurave dhe kostove. Ndërtim i pasqyrave financiare dhe analizë sensitiviteti   

Dita 2

Tema:  Rast Studimi 1

  • Analizë e të dhënave historike
  • Shqyrtim i strategjisë dhe objektivat e biznesit
  • Parashikimi i të Ardhurave, Prodhimit, Kostove etj
  • Përgatitja e pasqyrave financiare dhe analiza e ndjeshmërisë

Dita 3

Tema:  Rast Studimi 2

  • Analize e të dhënave historike
  • Shqyrtim i strategjisë dhe objektivat e biznesit
  • Parashikimi i të Ardhurave, Prodhimit, Kostove etj
  • Përgatitja e pasqyrave financiare dhe analiza e ndjeshmërisë

Shënim: Pjesëmarrësit duhet të vijnë me laptop me vete për t’u përdorur në ushtrimet dhe rastet e studimit

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit bashkangjitur përpara datës 12 Mars 2018 në adresën: Formular-Aplikimi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0