Trajnim për Menaxhim Projekti

Trajnim për Menaxhim Projekti


  1. Menaxhimi i projektit është procesi dhe aktiviteti i planifikimit, organizimit, motivimit dhe kontrollit të burimeve, procedurave dhe protokolleve për arritjen e qëllimeve specifike te projektit.

“Menaxhimi i Projektit” mundëson harmonizimin e burimeve financiare, materiale dhe humane duke parandaluar maksimalisht ndodhitë e padëshiruara që shkaktojnë rritje të kostove dhe vonesa. PM vlerëson efektivitetin e projekteve duke i krijuar mundësine vendimarrësit të vendosë prioritetet në egzekutimin e tyre.

Sfida kryesore e menaxhimit të projektit është arritja e të gjitha qëllimeve dhe objektivave të projektit dmth realizimi i projektit në kohë, cilësi dhe brenda buxhetit të parashikuar. Sfida e mesme dhe më ambicioze është që të optimizohet alokimi i inputeve të nevojshme dhe të integrohen ato për të përmbushur objektivat e paracaktuara.

Në kurs përdoret Metodologjia CEFE e trajnimit (open space teknologji), e cila bazohet në aktivizimin maksimal të pjesëmarrësve në transmetim të cdo njohurie si dhe konkluzionet e përmbledhjet për cdo koncept bazë që duhet mësuar.

Trajnerët TOT, të certifikuar për këte metodologji, kanë experiencë shumë vjecare në trajnime. Ata njëkohësisht kanë gjithashtu eksperiencë akademike në nivel universitar.

Rezervimi 200 EuroPersoni.

Për programin e plotë kliko këtu!

12-13 Korrik 

Hotel Mondial

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0