Trajnim Multidimensional në Sipërmarrje & Menaxhim

Trajnim Multidimensional në Sipërmarrje & Menaxhim


GEA – Global Entrepreneurship Academy zhvillon për herë të parë në Shqipëri, Trajnimin Multidimensional në Sipërmarrje & Menaxhim, në platformën online Zoom meeting. 

Trajnimi do të zhvillohet për 12 javë, me pjesëmarrje dy herë në javë, të mërkurë dhe të premte në orën 18:00.

Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meeting me 50% zbritje.

Trajnimi është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë edhe metodat e sotme në shkollat profesionale Amerikane dhe Europiane.

1. Kurrikula akademike të përditësuara.
2. Praktika interaktive të marra si Case study nga kompanitë më të njohura perëndimore.
3. Literatura, që do të përdoret do të jetë amerikane.

Ky Trajnim Multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege multi-dimesionale.
Menaxhimi në të gjitha dimensionet e tij – Art – Shkencë – Praktikë.
Strategji Marketingu dhe Marketing Digjital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim digjital në një organizatë apo kompani.
Njohuri Kontabiliteti për menaxherët dhe sipërmarrësit, si dhe Planifikim financiar.
Fuqia e Lidershipit, Lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot, në kompanitë perëndimore.
Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit. Funksionimi Ligjor dhe financiar i një organizate biznesi.
E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura, për shit-blerje online.
Shitjet do të sillen tek ju si një nga aftësitë më të rëndësishme të një menaxheri.
Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri, do të sillen tek ju, nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.

Të gjithë pjesëmarrësit në fund të trajnimit do të pajisen me certifikatë.

Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët, që ka mbaruar shkollën e mesme dhe është mbi 18 vjeç, ka një bachelor apo ka mbaruar master shkencor është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë Trajnim multidimensional.

Tarifa e plotë: Pagesa është 399 euro, por do të mundësohet për 200 euro.
Pagesa realizohet me këste, nëse është paguar fillimisht tarifa minimale 100 euro.

Nëse dikujt nga pjesëmarrësve, nuk i kënaqen pritshmëritë, mund të largohet që pas modulit të parë, duke tërhequr edhe shumën e 100 eurove të regjistrimit.

Kontakte:
Email: info@academyentrepreneurship.com
Rrjete sociale: Facebook
Website
Ose dërgoni sms në 0692020558

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0