Trajnim Multidimensional 5 mujor në degën e sipërmarrje & menaxhim

Trajnim Multidimensional 5 mujor në degën e sipërmarrje & menaxhim

Trajnim Multidimensional

GEA – Global Entrepreneurship Academy pas përfundimit të sezonit të parë të suksesshëm, starton sezonin e dytë në Edukimin & Trajnimin Multidimensional në Degën e Sipërmarrje & Menaxhim.

Akademia ka përgatitiur kurikulën e Edukimit & Trajnimin 5-mujor, në mënyrë që në mbarim çdonjeri është gati me dijen që ka marrë, të krijojë sipërmarrjen e tij.

Trajnimi është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë edhe metodat e sotme në shkollat profesionale Amerikane dhe Europiane.

  1. Kurrikula akademike të përditësuara.
  2. Praktika interaktive të marra si Case study nga kompanitë më të njohura perëndimore.
  3. Literatura, që do të përdoret do të jetë amerikane.

Ky trajnim interaktiv do t’ju mësojë dhe zhvillojë aftësitë sipërmarrëse, menaxheriale dhe të marketingut.

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim?

  • Për sipërmarrësit e fushave të ndryshme të biznesit, duke përfshirë edhe krijuesit e startup-ve.
  • CEO-t, Menaxherët dhe Drejtuesit e Profesioneve të lira.
  • Për menaxherët dhe ata që duan të nisin rrugëtimin fushën e biznesit
  • Veçanërisht ata që duan të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe menaxheriale në mënyrë që të ndryshojnë rrënjësisht mentalitetin, të rrisin në mënyrë të ndjeshme pritshmëritë, duke maksimalizuar arritjet e tyre.
  •  Secili nga kandidatët, që ka mbaruar shkollën e mesme dhe është mbi 18 vjeç, ka një bachelor apo ka mbaruar master shkencor është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë Trajnim multidimensional.

Ky Trajnim Multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

➞ Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
➞ Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege multi-dimesionale.
➞ Menaxhimi në të gjitha dimensionet e tij – Art – Shkencë – Praktikë.
➞ Strategji Marketingu dhe Marketing Digjital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim digjital në një organizatë apo kompani.
➞ Njohuri Kontabiliteti për menaxherët dhe sipërmarrësit, si dhe Planifikim financiar
➞ Fuqia e Lidershipit, Lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot, në kompanitë perëndimore.
➞ Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit.
➞ Funksionimi Ligjor dhe financiar i një organizate biznesi – Tregjet e kapitaleve & Bursa
➞ E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura, për shit-blerje online.
➞ Shitjet do të sillen tek ju si një nga aftësitë më të rëndësishme të një menaxheri.
➞ Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri, do të sillen tek ju, nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.

➞ Si të përdorim dhe kuptojmë filmin,infografikat,posterat, banerat.                                                                                       ➞ Si të menaxhojmë të gjitha proceset e punës nëpërmjet celularit. Platformat dhe aplikacionet që nevojiten.              ➞ Përgatitja dhe prezantimi i një Plani Biznesi.

Kohëzgjatja e Trajnimit

Trajnimi fillon më 30 Tetor 2020 dhe mbaron në 24 Mars 2021. Të mërkuren dhe të Premten, ora 18:00 – 20:00.

Vendodhja

Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meeting.

Tarifa e Trajnimit

Pagesa është 799 euro. Pagesa realizohet me këste, nëse është paguar fillimisht tarifa minimale 100 euro. Pagesa e mbetur prej 600 euro paguhet me 2 keste. Nese realizohet pagesa menjehere eshte 700 euro. Nëse dikujt nga pjesëmarrësve, nuk i kënaqen pritshmëritë, mund të largohet që pas modulit të parë, duke tërhequr edhe shumën e 100 eurove të regjistrimit.

Certifikatë​

Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me certifikatë.

Kontakto tani në:
Faqen zyrtare në Facebook
Email: info@academyentrepreneurship.com
Website: http://academyentrepreneurship.com/
Mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0