Trajnim Motivues e Zhvillues "Korr atë që mbjell"

Trajnim Motivues e Zhvillues “Korr atë që mbjell”


“Korr çfarë mbjell!” është Trajnimi Motivues dhe Zhvillues i aftësive Soft Skills që trajnerja dhe folësja motivuese Elda Gjoka, themeluese dhe CEO e Genuine Effect do të zhvillojë për dy ditë (17-18 Gusht 2018)

KALLZ në bashkëpunim me Elda Gjokën, do të organizojë një trainim të dedikuar me komunitetin e KALLZ dhe jo vetëm. Për regjistrime, kundrejt një tarife promocionale mund të shkruajnë në inbox-in e Kallz, Qendra Multifunksionale për Fëmijë ose telefononi në 0675331036
Një trajnim zhvillues dhe motivues për qasjen personale dhe sjelljen tënde në lidhje me suksesin.
  • Si të kemi një qasje të dëshiruar?
  • Si të jemi pjesë e një ekipi dhe të nënshkruajmë suksesin e skuadrës?
  • Si të jemi komunikues të efektshëm?
  • Çfarë suksesi mbartim brenda vetes?
  • Si ta rrezatojmë atë?
  • Së fundmi, si të jemi në ekuilibër me përgjegjësitë dhe kërkesat nën trysninë ku jetojmë?

Që të korrim fryte të mira…
Për këto flasim me CEO-n e Genuin

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0