Menaxhimi i Zyrës, konsiderohet si një nga pozicionet më të rëndësishme të karrieres në mbarë botën.
Menaxherët e zyrave këshillohen të zhvillojnë kapacitetet e tyre në menaxhim dhe komunikim, në mënyrë që të jenë mbikqyrës të personelit administrativ, sekretarë ekzekutivë, asistentë personalë, administratorë zyrash apo menaxherë departamentesh.
Në këtë trajnim i cili do të finalizohet me një çertifikatë pjesëmarrje, do të trajtohen tema si:
- Përshatje me nevojat dhe stilet e menaxhimit
- Komunikimi përmes gjuhës verbale dhe jo verbale
- Përmirësimi i aftësive të menaxhimit të kohës
- Organizimi dhe menaxhimi i takimeve
Lexo: Ambasada Amerikane sjell trajnimin për mësues dhe administratorë të arsimit të mesëm
Trajnim zhvillohet nga lektorja kanadeze Ardiana Bani. Pjesëmarrja në aktivitet kushton 1500 lekë. Pèr më shumë info kontaktoni [email protected].
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.