Balkans Capital vjen me trajnimin Masterclass më të ri, të shumëkërkuar nga profesionistët me temën: TVSH – Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë!
Ky trajnim synon të thellojë njohuritë profesionale në lidhje me bazën ligjore dhe zbatueshmërinë e ligjit të tatimit mbi vlerën e shtuar.
Në këtë trajnim do trajtohen në hollësi temat e mëposhtme, nga të cilat kursantët do mund të marrin aftësi të vlefshme për karierrën e tyre:
🔸️ Baza ligjore kryesore
🔸️ Transaksionet e tatueshme
🔸️ Zbritja e TVSH
🔸️ Përjashtime për disa veprimtari
🔸️ Deklarimet që lidhen me TVSH
🔸️ Çregjistrimi për TVSH
🔸️ Raste praktike
🔸️ Hapësirë për pyetje
Ky masterclass është i rëndësishem për të gjithë financierët e kompanive, organizatave, studentë ose profesionistë të fushës së financës dhe çdo palë tjetër të interesuar. Trajnimi është i orientuar nga praktika, në mënyrë që të jetë efektiv dhe interaktiv.
Nëse nxitoni për të blerë biletën mund të përfitoni nga ulja:
Çmimi Early Bird: 5000 Lekë (deri në 15 Mars)
Çmimi Standard: 7000 Lekë
Ju mund të regjistroheni ketu !
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.