Trajnim: "Marketingu Dixhital"

Trajnim: “Marketingu Dixhital”


Ky trajnim do të përfshijë diskutime konceptuale mbi marketingun offline dhe online si edhe shembuj praktikë të tyre. Trajnimi do t’i orientojë pjesëmarrësit se si të kuptojnë strategjitë e marketingut dhe strategjitë dixhitale, si të vënë në zbatim teknikat e reja, si të analizojnë rezulatet e tij dhe si të mund të realizojnë një kërkim të aplikuar në treg me qëllim arritjen e objektivave që lidhen me vendimarrjen strategjike dhe menaxhimin e përditshëm në terren.

OBJEKTIVAT

  • Njohja me teknika të reja marketingu
  • Zhvillimi i strategjisë së komunikimit
  • Njohja me strategjite që ndjekin kompani të ndryshme
  • Përqëndrimi në strategjitë që do të aplikoni

PROGRAMI

Dita 1: Orari: 15:00- 20:00

Të kuptojmë fushën dixhitale dhe pritshmëritë audiencës.
Si të bëni të mundur përdorimin në mënyrë sa më efektiv të të gjitha njohurive tuaja në fushën dixhitale për të krijuar një fushatë/qasje dixhitale të re e cila do të rrisi ndjeshëm audiencen tuaj.
Si të jeni të përditësuar vazhdimisht me trendet e ndryshimeve dixhitale.
Si të influenconi markën dhe njerëzit
Njohja e software-ëve dhe përfitimi që mund të keni prej tyre duke i përdorur në industrinë Dixhitale.
Përdorimi i statistikave dhe informaciove për të përmirësuar më tej qasjen tuaj dixhitale dhe për të qenë sa më relevantë.
Eksperienca dhe përvoja studimore në fushën dixhitale të ndërmarra dhe cili ka qenë ndikimi i tyre. Studimet janë të bazuara në kompanitë lider, me fushata të krijuara zhvilluara nga DDB.

Dita 2: Orari: 15:00- 20:00

Rruga për të krijuar një prezencë të fortë Dixhitale. Ndërtimi i një strategjie biznesi, marke e marketingu për tregun dixhital. Si të krijojmë interes dhe si ta mbajmë atë gjallë.
Marketingu në Mediat Sociale
Content Marketing (krijimi i një kontent plani dhe mënyrat për të qëndruar i përditësuar)

Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 6 nëntor 2017, ora 16:00 në adresën e mëposhtme:

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0