Trajnim: “Ekspertizë Ligjore dhe Financiare për Sipërmarrjen”

Trajnim: “Ekspertizë Ligjore dhe Financiare për Sipërmarrjen”


Lektor: Z.Ledio Milkani
Data: 26-27-28 Mars 2018
Orari:16:00- 19:00
Vendi: DHTIT

QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT 

Qëllimi i këtij trajnimi është t’i mundësojë grupeve të interesit të rrisin potencialin e tyre, të zhvillojnë kompetencat dhe aftësitë e tyre baze dhe thelbesore në fushën ligjore dhe financiare.

KUSH MUND TË PËRFITOJË?

Ky modul, i vjen në ndihmë se pari sipërmarrësve të rinj ose ekzistues që synojnë kujdes për sipërmarrjen e tyre, juristëve me pak përvojë në fushën tregtare ose që synojnë të jenë pjesë e saj, financierëve që të përmirësojnë aftësitë në fushën e shoqërive tregtare apo administratorëve të shoqërive tregtare, që të kujdesen për mbarëvajtjen e kompanive që ata drejtojnë, nëpërmjet dhënies së informacionit të duhur për përzgjedhjen e formës juridike, xhiros së parashikuar, dokumentacionit dhe procedurave të hapjes dhe menaxhimit të një biznesi. Roli elementeve që do trajtohen në trajnim është mjaft i rëndësishëm, sepse ato ndihmojnë dhe orientojnë në procedurën e zgjedhjes së hapjes dhe të menaxhimit të një biznesi, duke shmangur pasojat dhe komplikimet e situatave të padëshiruara.

METODOLOGJIA

Trajnimi është një program praktik dhe interaktiv, i cili ndahet në 3 seanca 3-orëshe. Programi bazohet mbi procedurat konkrete që duhen aplikuar nga juristët dhe financierët dhe duke marrë shembuj realë. Gjithashtu nxitja e diskutimeve dhe puna në grup, konsiderohet si mënyra më e mirë e transferimit të njohurive.

  • Prezantime
  • Demonstrime
  • Raste studimore
  • Diskutime
  • Brain-storming

PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 80 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit. Për anëtarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

LEKTOR: Z. Ledio Milkani

Ledio Milkani, themeluesi dhe administratori i “Praktikë Juridike” ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit (MSC per Shkenca Juridike ).

Ka punuar si ekspert ligjor dhe i marrëdhënieve të punës në administratën publike. Ka punuar në disa institucione qëndrore (mes tyre Ministria e Punës). Ka qenë pjesë e shërbimit civil, anëtar i komisioneve, komiteteve, bordeve dhe grupeve të ndryshme të punës për përgatitjen dhe zbatimin e legjsilacionit shqiptar në fushëm e punës, punësimit dhe formimit profesional, inspektimit të punës, legjislacionit për të huajt, për agjencitë private të punësimit, konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionit të Bashkimit Evropian, Kartës Sociale Europiane, Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, Konventës e OKB për shitjen ndërkombëtare të mallrave, legjislacionit të sigurimeve, pensioneve private, etj. Ka qenë anëtar i grupit negociator për nënshkrimin e MSA (Marrëveshjes së Stabilizimim Asociimit) nga viti 2003-2006 për (Kapitullin e Çështjeve Sociale dhe Marrëdhëniet e Punës). Trajner i certifikuar nga ITAP (Instituti i Trajnimit të Administratës Publike sot (ASPA). Përgatitës dhe trajner i certifikuar nga ITAP në Trajnimin e Përgjithshëm të Niveleve të Larta Drejtues të Administratës Publike 2004-2005. Avokat i liçencuar që nga viti 2006 dhe ka ushtruar veprimtarinë si Këshilltar Ligjor & Biznesi, për shoqëri tregtare të ndryshme, Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë si dhe organizatave të ndryshme të punëdhënësve dhe organizatave të ndryshme sindikale. Ka qenë pjesë e bordeve drejtuese në shoqëri të ndryshme tregtare, drejtues në departamente ligjore etj.

PROGRAMI:

I. ROLI I JURISTIT DHE EKONOMISTIT NË PERZGJEDHJEN E LLOJIT TË BIZNESIT DHE PROCEDURA E HAPJES SIPAS KATEGORISË

  • Personat fizikë dhe shoqëritë tregtare, shpk, sha;
  • Themeluesit, kapitali themeltar, selia, objekti i veprimtarisë;
  • Organet drejtuese, asambleja, administratorët;
  • Punë në grupe dhe shembuj praktik.

II. PROCEDURAT JURIDIKE DHE FINANCIARE PËR  RREGJISTRIMIN /LIÇENCIMIN

  • Rregjistrimi /Liçencimi, efektet ligjore dhe financiare;
  • Ndryshimi i selisë, NIPT-i dytësor, taksat vendore, tatimet, punësimi;
  • Detyrimi për Pajisje me kasë tatimore dhe kategoritë e përjashtuara. Efektet ligjore dhe financiare nga përdorimi apo mos përdorimi i kasës tatimore;
  • Llogaria bankare dhe efektet ligjore dhe financiare;
  • Punë në grupe dhe shembuj praktik.

III. BURIMET NJERËZORE, PROCEDURAT

  • Kontratat e punës dhe dokumentacioni i nevojshëm;
  • Efektet ligjore dhe financiare si rrjedhojë e punësimit;
  • Deklarimi i punonjësve, sigurimet dhe pagat;

Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit brenda datës 25 mars 2018 në adresën e mëposhtme: Formular Aplikimi

KONTAKT

Znj.Ornela Sulçe / Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 (0) 45 800 934
E-mail: 
ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0