Trajnim: "Drejt punësimit të suksesshëm"

Trajnim: “Drejt punësimit të suksesshëm”


Shoqata “Act Now” do të realizojë në datat 10 dhe 11 Shkurt 2018 një trajnim me titull “Drejt punësimit të suksesshëm”

Ky trajnim do t’i paraprijë një cikli në vazhdim me target kryesor të rinjtë nga mosha 19 deri në 27 vjeç.
Qëllimi i trajnimit është që studentët, kryesisht ata që janë në prag diplomimi të njihen me disa nga elemetët më të rëndësishëm me ane të të cilëve të arrijnë një punësim të suksesshëm. Në këtë trajnim 2 ditor do të trajtohen teorikisht dhe praktikisht.

Pjesmarrësit do të marrin çertifikata.

Programi i detajuar:

Dita 1

14:00 – 15:00

  • Çfarë është një cv?
  • Cilët janë elementet kryesor të një CV?
  • Cilat janë gabimet më të shpeshta në hartimin e një CV?

15:00 – 16:00: Çfarë është një letër motivimi?

16:00 – 17:00

  • Si të shkruajmë një letër motivimi të suksesshme
  • Çfarë duhet të shmangim në një letër motivimi

Pushim 15 min

17:00 – 18:00

  • Intervistat e punës, çfarë duhet të dimë
  • Gabimet më të shpeshta në një intervistë pune
  • Referencat, elementët kryesore të referencave

Dita 2

14:00 – 15:00: Punë individuale, hartimi i CV dhe i letrës së motivimit.
15:00 – 17:00: Stimulim, realizimi i një interviste pune, motivimit.

Pushim 15 min

17:15 – 18:00: Punë në grup, shkruajmë referenca.

Kapacitet: 15 pjesëmarrës
Pagesa: 1.500 lekë (të reja)
Lektore: MSc. Adiona Llukmani

Për t’u regjistuar kontaktoni në faqen në facebook të shoqatës ACT NOW ose në nr. e telefonit: 0695540276 deri në datën 7 Shkurt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0