Trajnim: "Dominimi në shitje"

Trajnim: “Dominimi në shitje”


Tani është koha më e mirë për trajnime me sistem amerikan, për tu përgatitur për sezonin veror me një qasje profesionale të stafit tuaj të shitjes – shtyllën më vitale për secilën kompani.

Do të jemi të lumtur të ju ndihmojmë në këtë drejtim dhe po ju sigurojmë që me aplikimin e këshillave tona për ju ose për stafin e kompanisë tuaj do të ju përmirësohet shumë raporti me klientin dhe perfomanca do të jetë me rezultate pozitive financiare.

Trajnimi i shitjes bëhet me anë të motivimit me sistem amerikan për rritje të ndërgjegjësimit të brendit BRAND AWARENESS – (firmës ku punon).

Qëllimi i këtij trajnimi është të kemi qëndrim pozitiv mendor, të fitojmë aftësi të reja në shitje, të përmirësojmë njohuritë me anë të motivimit për të kuptuar shitjen si vlerë të shtuar, për të bërë plane, vendosje të objektivave personale dhe arritje të objektivave te kompanisë, për menaxhimin e kohës, për komunikim dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjatë me klientët.

Temat që do të trajtohen:

Përmirësimi i vazhdueshëm.

Përshtypja e parë.

Dukja – veshja.

Takimi me klientët.

Prezantimi – njohja e mallit.

Puno më shume se sa paguhesh .

Ndërtimi i kulturës kolektive në kompani puna ekipore dhe bashkëpunimi.

Procesi i shitjes.

Zbulimi i nevojave të klientit .

Gjuha e trupit.

Përveç trajnimit, do të ketë edhe aktivitete te tjera për te gjithë pjesëmarrësit, si gara për shitësit me te mire etj.

Këtu përfshihet pjesëmarrja tërë ditore, materialet punues, katalogun udhërrëfyes në gjuhën shqipe për shitje, shampanja ,si dhe çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë.

Trajnimi do të mbahet më datë: 22 Qershor 2018 në Prishtinë • BUQUKU Holiday Resort, prej orës 10:00 deri në ora 17:00.

Për rezervime na kontaktoni në 045 510 009 ose në sales@denisgafuri.com

Numri i kufizuara i pjesëmarrësve. NXITONI!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0