Trajnim: "Arti i Marketingut dhe Aftësitë Menaxheriale" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Arti i Marketingut dhe Aftësitë Menaxheriale”



Pas suksesit në Tiranë, trajnimi “Arti i Marketingut dhe Aftësitë Menaxheriale” vjen në qytetin e Shkodrës me datë 18 Maj 2019.

Marketingu lidh konsumatorët me produktet, përcakton, mat dhe njëson madhësinë e tregut të identifikuar dhe normën e fitimit. Ndërmarrja nuk do të jetë e suksesshme në biznesin e vet, nëse paraprakisht nuk i kryen punët hulumtuese, kërkimore-studimore për tregun dhe konsumatorin. Marketingu, në realitet ndikon në kërkesën e tregut duke u përpjekur të krijojë produkt a shërbim që është atraktiv dhe i pranueshëm për konsumatorin, me çmim të leverdisshëm dhe që është i lehtë që të arrihet deri te produkti i dëshiruar. Ai është tërë biznesi i parë nga këndvështrimi i rezultatit përfundimtar, nga pikëpamja e konsumatorit.

Përse nevojitet pjesëmarrja në këtë trajnim?

1- Të stimulojë të menduarit në mënyrë kreative dhe sistematike për të ardhmen e kompanisë
2- Zhvillimin e standardeve të performancës (ecurisë) së personelit të përfshirë në procesin e menaxhimit të marketingut
3- Menaxherët të kenë një sens të gjallë pjesëmarrje dhe “Marketingu të veprojë si një hartë rrugore” për orientimin e konsumatorit drejt vendimarrjes për blerje

Kohëzgjatja: Datë 18 Maj, ora 15.30-19.30

Vendi: Qendra Rinore Arka, Shkodër

Aplikimi: Dërgo Emër, Mbiemër, profesion & cel në email startupnow.al@yahoo.com

Kush mund të aplikojë dhe kosto e pjesëmarrjes?!

1- Studentë (bachelor / master) – pagesa 1.000 lekë (të reja)
4- Të tjerë të interesuar të apasionuar pas marketingut – pagesa 2.000 lekë (të reja)

PJESËMARRËSIT DO TË PAJISEN ME CERTIFIKATË PJESËMARRJE

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0