Tour Amical i makinave retro vjen në Tiranë - Business Magazine Albania

Tour Amical i makinave retro vjen në Tiranë

Tour Amical

Turi i madh i mjeteve klasike nga Belgjika vjen në Tiranë në datat 13-16 Maj. Në publikimin e Retro Albania njoftohet se 265 makina klasike priten të zbarkojnë duke filluar nga data 13 Maj në Sheshin “Italia”, për ta kthyer atë një prej vendtakimeve kryesore të apasionuarve dhe nostalgjikëve të “mjeteve me shpirt”.

Nën filozofinë e përjetimit të një udhëtimi të paharrueshëm në timonin e makinës me një atmosferë të këndshme dhe miqësore, Tour Amical zhvillon edicionin e 19-të tijin me destinacion Sofje – Prishtinë – Shkup – Tiranë – Budva – Dubrovnik.

Edicioni i 19-të i Tour Amical do të zbulojë perlat e panjohura të Ballkanit. Ata shprehen se rrugët e mrekullueshme përmes Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë lidhin qytete historike, si dhe destinacione të reja. Vendet e Ballkanit ofrojnë një gamë të gjerë peizazhesh të larmishme dhe rrugë spektakolare. Këto vende shfaqin trashëgiminë e një të kaluare të pasur dhe plot ngjarje, por janë gjithashtu në rritje në turizëm.

Lexo: 10 dallime mes milionerëve dhe shtresës së mesme

Tour Amical e cilëson Tiranën si një qytet po aq të këndshëm sa Berlini, rrënojat dhe historitë po aq magjepsëse sa ato të Romës, kafenetë dhe baret, komode si në Amsterdam dhe çmimet, edhe më të favorshme se Krakovi. Për ta Tirana është xhekpoti!

Ata gjithashtu shprehehen se Shqipëria është një vend në zhvillim, e cila vihet re mjaft mirë në Tiranë, çka na jep idenë se çfarë na pret më tej në Shqipëri. Një përzierje e pasur kulture dhe modernizimi me shije të cilat krijojnë një atmosferë të këndshme.

Retro Albania fton të gjithë retroistat për të shijuar koleksionin e mjeteve klasike të Tour Amical e për të shkëmbyer eksperiencat e përbashkëta si komunitet.

Për më shumë informacion kontaktoni me Drejtoreshën e Marrëdhënieve me Publikun znj. Denisa Brahimllari +355 694645057.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0