Turner Classical Movies–TMC, kanali televiziv amerikan i cili në programacionin e tij përfshin vetëm filmat më të mirë klasikë të krijuar deri në fillim vitet 80-të, për herë të parë do të transmetojë një film shqiptar, një nga më të njohurit dhe më shikuarit e regjisores Xhanfise Keko dhe kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.
Dita e sotme shënohet si një ditë e rëndësishme për kinematografinë shqiptare dhe Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit pasi mbi 40 milion shikues amerikan do të përjetojnë eksperiencën e filmit shqip Tomka dhe Shokët e Tij i cili është prodhuar në vitin 1977.
LEXO: Kënga e yllit të ri shqiptar në filmin e Netflix
TCM përzgjodhi Xhanfise Kekon si ‘Regjisorja e javës’ dhe në portofolin e saj shënohet pikërisht ky film i cili trajton historinë e disa të rinjve në epokën e luftës. Filmi do të vij i masterizuar, në cilësinë HD duke dhënë një eksperiencë ndryshe nga ajo çfarë kemi parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto