TJETËR AKSION PËR BIZNESET E MËDHA. AHMETAJ: DEKLAROJNË PAGA TË ULËTA - Business Magazine Albania

TJETËR AKSION PËR BIZNESET E MËDHA. AHMETAJ: DEKLAROJNË PAGA TË ULËTA


Nuk ndalojnë aksionet e tatimeve tek kompanitë e mëdha. Ndërsa ende vijon aksioni kundër infomalitetit tek të gjitha llojet e sipërmarrjeve, ministri i Financave dhe Ekonomisë paralajmëron një tjetër aksion. Kontrollet fokusohen kësaj radhe në deklarimin e pagave. Në një takim të zhvilluar me sipërmarrjet e BusinessAlbania, ministri i Financave dhe Ekonomise Arben Ahmetaj, lajmëroi nisjen e kontrolleve për deklarimin e pages dhe punonjësve. Ahmetaj tha se, “Bilancet e bizneseve të mëdha do të jenë aksioni i radhës. Shumë biznese nuk i deklarojnë të gjithë punonjësit, ose deklarojnë ekonomistin apo inxhinierin me 270 mijë lekë të vjetra. Biznesi duhet ta vetëkorigjojë veten. Në rast se nuk reagon pas thirrjes do të zbatohet ligji”.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve dhe Inspektoriati i Punës, në dy muaj kontrolle janë zbuluar rreth 890 punonjës të pasiguruar. Nga të gjitha kontrollet e kryera në vend, rezulton se gati 21% e sipërmarrjeve kryejnë shkelje tatimore, ku përshihet moslëshimi i faturës, mungesa e mbajtjes së bilanceve, mosdeklarimi i punonjësve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0