Tiranë - shtyhet një muaj afati i pagesës së taksave lokale - Business Magazine Albania

Tiranë – shtyhet një muaj afati i pagesës së taksave lokale

Tiranë

Pagesa e taksës vendore është shtyrë në kohë, në Tiranë. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar disa lehtësi, nisur nga situata ku ndodhet vendi, ndikuar nga lufta Rusi-Ukrainë. Kjo e fundit solli rritje të çmimeve dhe kostove për bizneset.

Ndaj, Këshilli Bashkiak ka vendosur të shtyjë afatin e pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore për datën 20 maj 2022.

Njëkohësisht, shtyrje afati është parashikuar për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, taksa mbi ndërtesën, truallin dhe taksa e tokës bujqësore. Edhe për këto afati është më 20 maj 2022. Kësti i dytë ka afat deri më datën 31 korrik 2022.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore u bën apel bizneseve që të respektojnë këto afate, në mënyrë që të shmangin penalitetet. Sipas legjislacionit në fuqi, afati që duheshin paguar këto taksa dhe tarifa ishte data 20 Prill.

Vendimi vlen vetëm për subjektet në kryeqytet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0