Tirana pret Forumin më të madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025 - Business Magazine Albania

Tirana pret Forumin më të madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, organizon Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025, në Pallatin e Kongreseve, duke nisur nga ora 09:00. Ky event i nivelit të lartë do të sjellë së bashku përfaqësues të lartë qeveritarë, sipërmarrës, investitorë dhe aktorë të zhvillimit ekonomik nga të dy vendet, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.Ky forum është një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialeve të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm investimi dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve,”- u shpreh drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Znj.Laura Saro. Në forum do të jenë të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama dhe Zëvendëspresidenti i Turqisë z. Cevdet Yilmaz, së bashku me ministra, përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave të biznesit nga të dy vendet. Ngjarja pritet të mbledhë mbi 1,500 pjesëmarrës, përfshirë 500+ investitorë nga Turqia dhe rajoni.

Lexo edhe: EU–WB6 Investment Forum: Rajoni bashkon forcat për zhvillim dhe investime të qëndrueshme

Fokusi i Forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi:

-Ndërtimi
-Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit / BPO
-Turizmi
-Bujqësia & Industria Ushqimore

Gjatë aktivitetit do të zhvillohen panele tematike, diskutime interaktive dhe takime të drejtpërdrejta “B2B” dhe ‘B2G’, që do të krijojnë hapësira konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve. Ky aktivitet pritet të jetë një nga ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, duke kontribuar në rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe në zhvillimin e marrëdhënieve të reja ekonomike me ndikim rajonal dhe ndërkombëtar.

Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë
Data: 17 Tetor 2025
Ora: 09:00

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0