Tirana po bëhet gati për AllWeb Digital Conference 2025! - Business Magazine Albania

Tirana po bëhet gati për AllWeb Digital Conference 2025!

Numërimi mbrapsht ka nisur! Vetëm 2 ditë na ndajnë nga AllWeb Digital Conference 2025, që vjen më 6 nëntor për t’ju dhuruar një ditë të mbushur me ide, frymëzim dhe energji pozitive. Ky është momenti kur profesionistë nga çdo sektor mund të takojnë ekspertë, të shkëmbejnë njohuri dhe të zbulojnë mënyra të reja për të zhvilluar biznesin dhe karrierën e tyre.

Këtë vit, në skenën e AllWeb do të ngjiten folës që nuk lënë askënd indiferent; njerëz që kanë transformuar mënyrën se si mendojmë për marketingun, kreativitetin dhe teknologjinë.

Profili i folësve

Blerina Sanocki. Një nga ekspertet më të kërkuara në partneritete strategjike dhe rritje bashkëpunimi ndërkombëtar me Fortune 500.
Jonika Hoomes. Ish-ekzekutive Google dhe udhëheqëse në menaxhimin e partneriteteve globale, që do t’ju tregojë si të shkallëzoni biznesin në një botë të dominuar nga AI dhe transformimi digjital.
Yoad Mick. Eksperti i imagjinatës proaktive, i cili do t’ju ndihmojë të zbuloni fuqinë brenda jush dhe të krijoni zgjidhje të reja për sfidat nga më komplekset.
Nikola Ilchev. Themelues i Balkan eCommerce Summit, një figurë kyçe në zhvillimin e e-commerce në Ballkan, që do t’ju tregojë si të lidhni vizionin me veprimin dhe të transformoni tregjet digjitale.
Vesna Mardonovic. Eksperte në strategji mediatike dhe lidership, me mbi 30 vite përvojë. Ajo ka drejtuar një agjenci të suksesshme mediatike në rajon dhe ka udhëhequr planifikimin strategjik për 30 tregje te GSK.
Valon Canhasi. Ekspert i marketingut digjital dhe themelues i Shkolla.Ai, i cili ka trajnuar mbi 5,000 profesionistë dhe do t’ju udhëheqë përmes aplikimit praktik të marketingut digjital dhe e-commerce.
Anja Nikolovska. Menaxhere Marketingu në Pikasa Analytics. Me mbi 10 vite përvojë në IT, ajo kthen të dhënat në histori që frymëzojnë rritje dhe zhvillim.

Andreas Wil Gerdes. Lider i lëvizjes digital nomad. Fitues i çmimit europian “Elite of the Future”, ai sjell eksperiencë të jashtëzakonshme mbi inovacionin dhe punën remote.

Kaido Kukk. Ai ka transformuar përvojën digjitale të Iute, duke implementuar pagesa pa letër dhe vetë-shërbim në kanale online dhe fizike.

Barbara Slade Jagodić. Themeluese e SLADE, një nga agjencitë kryesore digjitale në Kroaci dhe eksperte e SEO dhe marketingut online, me mbi 20 vite eksperiencë.

Diego Pisa. CEO i Teleperformance Italy Group për Itali dhe Shqipëri, Diego udhëheq inovacionin me fokus tek njeriu. Nën drejtimin e tij, TP Albania u bë punëdhënësi privat më i madh në vend.

Lumjana Shehu. Eksperte marketingu, sipërmarrëse dhe avokate për fuqizimin e të rinjve. Ajo drejton MaNaBu Youth VA Program dhe themeloi Luminade, një agjenci remote që krijon strategji digjitale me ndikim global.

Aleksandar Ašković. Ekspert i medias online, gaming dhe strategjive digjitale me mbi 25 vite eksperiencë. Ai do t’ju mësojë si të fitoni shikues të vërtetë në YouTube dhe të ndërtoni audiencë të qëndrueshme.

 AllWeb in Numbers

 235+ njerëz në skenë

 3500+ pjesëmarrës në sallë

120+ marka partnere

2000+ artikuj mediatikë

AllWeb nuk është vetëm një konferencë, por një ekosistem idesh, bashkëpunimesh dhe mundësish. Një ditë ku strategjia takohet me kreativitetin, dhe frymëzimi kthehet në veprim.

VËMENDJE:

Mos e humb ofertën ekskluzive “4+1 Falas”!

Është momenti i fundit për të siguruar biletën tënde dhe për t’u bërë pjesë e këtij udhëtimi drejt së ardhmes digjitale – një ditë që mund të ndryshojë mënyrën si mendon, punon dhe krijon.

Rezervo tani biletën tënde

Një falenderim i veçantë shkon edhe për partnerët e kësaj konference: Raiffeisen Bank, Mane Foundation, Swiss EP e të tjerë.

Shihemi më 6 nëntor

Agjenda e plotë këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0