Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative në vlerën 5 milionë Euro - Business Magazine Albania

Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative në vlerën 5 milionë Euro

Tirana Bank

Tirana Bank njofton emetimin, në datë 07.06.2022, të obligacioneve korporative afatgjata në vlerën 5 milionë Euro. Këto obligacione kanë një afat 7 vjeçar me një normë fikse interesi prej 3,30% në vit, të pagueshme çdo gjashtë muaj. Fondet e realizuara nga emetimi i obligacioneve do të rrisin kapitalin shtesë të Bankës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe miratimet nga autoritetet rregullatore.

Drejtuesja e Departamentit të Financës të Tirana Bank, Znj. Elvira Kapoli deklaroi: “Me kënaqësi njoftojmë një tjetër emetim me sukses, të obligacioneve korporative të Bankës sonë. Ky emetim u prit shumë mirë nga komuniteti i investitorëve dhe u finalizua me kushte të favorshme, duke konfirmuar situatën e konsoliduar financiare të Bankës sonë dhe besnikërinë e klientëve tanë. Vizioni ynë është që të rrisim mbështetjen financiare për klientët tanë dhe për ekonominë lokale, si dhe të implementojmë strategjinë tonë të rritjes së qëndrueshme të aktivitetit.”

Lexo: Si të flisni anglisht pothuajse si një profesionist?!

Obligacioni është nënshkruar plotësisht nga klientë individë dhe klientë premium. Kërkesa ishte më e madhe krahasuar me ofertën fillestare të këtij obligacioni, që konfirmon nivelin e lartë të besimit të investitorëve tek Tirana Bank dhe Grupi Balfin për të ndërmarrë investime afatgjata.

Rreth Tirana Bank

Tirana Bank është themeluar në vitin 1996. Prej vitit 2019 Tirana Bank është pjesë e Grupit BALFIN. Banka ruan një pozicion të rëndësishëm në tregun lokal dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen më së miri kërkesave të klientëve. Banka vijon të rritet në mënyrë organike dhe të qendrueshme, referuar bazës së klientelës dhe të depozitave, me përqasje të kujdesshme referuar cilësisë së portofolit të kreditimit, por me orientim të qartë për të vijuar mbështetjen ndaj klientëve të Bankës. Strategjia e zhvillimit ka vijuar të realizohet me sukses, duke raportuar performancë shumë pozitive në indikatorët kryesorë komercial (depozita dhe kredi, në segmentin e klienteve Individë dhe Biznes), me normë rritje më të lartë sesa mesatarja e sektorit bankar lokal.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0