Tik Tok në TV në SHBA dhe Kanada - Business Magazine Albania

Tik Tok në TV në SHBA dhe Kanada

Tik Tok

Amazon ka bërë të ditur se Tik Tok është i disponueshëm në Amazon Fire TV për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Aplikacioni së shpejti do të jetë pjesë e pajisjeve Echo Show.

Pasi të shkarkojnë Tik Tok nga Fire TV Appstore, përdoruesit mund të logohen në profilin e tyre të Tik Tok ose të hapin një profil të ri nëse nuk kanë. Më pas, njësoj si në celular mund të lundrojnë ose të ndjekin përdorues të tjerë dhe çdo opsion tjetër. Në aplikacionin e celularit duhet të kalojmë manualisht në videon tjetër, ndërsa në Fire TV keni opsionin autoplay. Pra, nuk do të keni nevojë të klikoni ndonjë buton në telekomandë ose t’i thoni Alexas të hapë videon tjetër.

Lexo: Ja disa rregulla praktike për marketingun digjital

Këtë verë Tik Tok bëri pvrditësim për të ofruar video më të gjata. Ndërkohë, aktualisht aplikacioni po përshtatet për televizorin, duke shfaqur një konkurrencë të hapur ndaj kanalit më të madh, YouTube. Kujtojmë se YouTube krijoi YouTube Shorts për të konkurruar Tik Tok në fillim të këtij viti.

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0