Fëmijët në Kinë do të kenë mundësi për qasje në versionin te TikTok, të njohur si Douyin, për 40 minuta në ditë, ka njoftuar zotëruesi i aplikacionit ByteDance.
ByteDance, që gjithashtu zotëron platformën e videove të shkurtra TikTok, tha të Shtunën se përdoruesit në Kinë nën moshën 14 vjeç do të mund të hyjnë në aplikacionin Douyin vetëm në opsionin youth mode që do të filtrojë përmbajtjen “e papërshtatshme”.
Modaliteti “Youth mode” gjithashtu do të aktivizojë një afat kohor prej 40 minutash çdo ditë, tha kompania, duke shtuar se fëmijët do të jenë në gjendje të hyjnë në aplikacion vetëm nga ora 6 e mëngjesit deri në 22:00.
Kina ka goditur sektorin e teknologjisë në vend muajt e fundit me ligje të reja të rrepta mbi trajtimin e të dhënave të aplikuara për kompanitë private dhe veprime rregullatore të ndërmarra kundër firmave të teknologjisë të akuzuara për praktika biznesi kundër konkurrencës.
‘Opiumi shpirtëror’
Autoritetet gjithashtu kanë bërë thirrje që fëmijët të mbrohen më mirë nga rreziqet në internet duke përfshirë adhurimin “e verbër” dhe “kaotik” të personave të famshëm online.
Në gusht, qeveria kineze njoftoi kufizime të rrepta në lojërat online për moshën nën 18 vjeç, pasi një gazetë shtetërore i quajti lojërat video “opium shpirtëror” dhe pretendoi se kërcënojnë që “do të shkatërrojnë një brez të tërë”.
Shifrat e publikuara nga agjencia digjitale “We Are Social” tregojnë se mbi 930 milionë nga 1.44 miliardë njerëzit e Kinës përdorën mediat sociale në 2021.
Agjencia zbuloi se kinezët kaluan një kohë mesatare prej 5 orësh dhe 22 minutash në internet çdo ditë, me pak më shumë se dy orë të shpenzuara në mediat sociale.
Douyin ishte platforma e katërt më e përdorur e mediave sociale në Kinë në vitin 2020, me afërsisht 40 përqind të përdoruesve të internetit të moshës 16 deri në 64 vjeç që shfletuan aplikacionin.
Aplikacioni popullor kinez i mesazheve WeChat, në pronësi të gjigantit teknologjik Tencent, gjithashtu ka një modalitet “Young users” që kufizon aksesin e përdoruesve të rinj në lojëra, si dhe ç’aktivizon funksionin e pagesave të aplikacionit dhe aftësinë për të gjetur dhe transmetuar vendndodhjen fizike të një përdoruesi.
Lexoni: TikTok me 1 miliard përdorues. Ja cili është plani i kompanisë për të dominuar botën
Hetimi i GDPR
Kina nuk është i vetmi vend që bën thirrje që platformat e mediave sociale të bëjnë më shumë për të mbrojtur të rinjtë.
Javën e kaluar Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave nisi dy hetime për trajtimin e të dhënave të fëmijëve nga ByteDance sipas rregulloreve të BE-së GDPR.
Hetimi i parë do të përqëndrohet në përpunimin e të dhënave personale në lidhje me cilësimet e TikTok për nën 18 vjeç dhe verifikimin e moshës nën 13 vjeç.
Hetimi i dytë fokusohet nëse ByteDance me bazë në Pekin përputhet apo jo me rregullat e GDPR, kur të dhënat e përdoruesve të TikTok transferohen në Kinë.
Në fillim të këtij muaji, Instagram në pronësi të Facebook tha se do të fillonte verifikimin e moshave të përdoruesve të tij, në një përpjekje për të kufizuar ndërveprimet midis fëmijëve dhe të huajve të rritur në aplikacion, pasi ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar vendosën rregulla të reja që detyrojnë kompanitë e mediave sociale që përdoruesit e mitur të marrin ‘interesat më të mira’ në llogaritë e hapura ose të përballen me gjoba të rënda.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.