Threads fillon testimin e kamerës brenda aplikacionit dhe drafteve - Business Magazine Albania

Threads fillon testimin e kamerës brenda aplikacionit dhe drafteve

Meta ka njoftuar se ka filluar të testojë dy veçoritë më të kërkuara: draftet dhe kamerën brenda aplikacionit. Kreu i Instagramit, Adam Mosseri tha se të dyja veçoritë janë të disponueshme vetëm për një numër të vogël njerëzish.

Përdoruesit që kanë akses në draft mund të ruajnë vetëm një postim (bummer). Mund të shkruani postimin që mund të dëshironi të postoni më vonë te “composer” dhe thjesht rrëshqitni poshtë për të ruajtur draftin. Aplikacioni Threads tregon gjithashtu një ikonë të ndryshme “composer”-i në shiritin e poshtëm, kur ka një draft të ruajtur që nuk e keni postuar ende.

 

ikona e "composer"

 

Së bashku me veçorinë e re të drafteve, Mark Zuckerberg postoi një foto përmes “shortucts” së re të kamerës që hapet te “composer”. “Shortucts” e bën më të lehtë nëse doni të postoni shpejt një foto te Threads. Por nuk është e qartë nëse keni funksione bazë të modifikimit si prerja e imazhit.

 

Me më shumë se 130 milionë përdorues aktivë në platformë, Threads po kërkon të prezantojë më shumë mjete për angazhim për këta përdorues. Në fillim të këtij muaji, kompania prezantoi temat më të spikatura dhe ka filluar testimin e funksioneve të “cross-posting” nga Facebook.

techcrunch.com

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0