Çfarë ka të re në Threads dhe si ta përdorni për të rritur profilin tuaj? - Business Magazine Albania

Çfarë ka të re në Threads dhe si ta përdorni për të rritur profilin tuaj?

Facebook, Instagram, Whatsapp dhe tashmë Threads, janë vetëm aplikacionet kryesore që kompania e Mark Zuckerberg, Meta, zotëron me sukses duke e shkruar historinë që prej vitit 2004 ku nga hollet e Cambridge u lançua versioni i parë i Facebook. 

Megjithëse të suksesshëm ndër vite, asnjë aplikacion nuk ka patur rritjen e Threads, i cili ka arritur 30 milionë përdorues në 24 orët e para të laçimit dhe 100 milionë përdorues në vetëm 5 ditët e para të lançimit. (BBC News) Rikujtojmë që i’u deshën Netflix 3 vite e gjysëm për të arritur 1 milionë përdorues, Facebook 10 muaj, Instagram 2 muaj e gjysëm, ChatGPT 5 ditë dhe Threads vetëm disa orë. 

Pavarësisht se Threads duket të jetë një kopje e përmirësuar e Twitter, vihet re se përdoruesit kanë gjetur veten në të menjëherë. Kjo edhe për shkak të metodës së përdorur nga Meta, ku çdo përdorues i Instagram e ka thjeshtësisht të mundur të lidhë llogarinë e tij në Instagram me një llogari në Threads. Madje, pavarësisht nëse jeni të regjistruar në Threads apo jo, kompania ruan të rezervuar username-in tuaj të Instagram, për llogarinë në Threads dhe në momentin e krijimit të llogarisë të gjithë ndjekësit e Instagram eksportohen në Threads. 

LEXO: “Threads” është aplikacioni më shpejt i shkarkuar ndonjëherë

Sa për bizneset apo profesionistët, të cilët e përdorin Instagram për shitje online, është edhe më e lehtë të tërheqin vizitorë në faqet e tyre, duke qenë se në Threads profili juaj ka një link në bio, njësoj si në Instagram dhe në secilin thread të ri që krijohet mund të vendoset një link i klikueshëm, ndryshe nga Instagram. 

Si të krijoni një postim në Threads?

Klikoni ikonën e mesit në fund të faqes.

Shkruani përmbajtjen e postimit. 

Klikoni 📎 për të bashkëngjitur një foto dhe thjesht bëni Copy-Paste një link nëse dëshironi t’ia bashkëngjisni postimit tuaj. 

Klikoni ikonën në vijim për të ripostuar/ripostuar së bashku me mendimin tuaj një thread. 

Nëse klikoni në butonin e shpërndarjes, ju lejon ta postoni në Instagram. 

Për të gjithë përdoruesit e mëparshëm apo aktual të Twitter është shumë e lehtë të përshtaten me Threads, pasi qëllimi i aplikacioneve është i përbashkët dhe është krijimi i diskutimeve nëpërmjet shkrimeve. 

Faqja juaj kryesore në Threads përfshin postime nga njerëz që ndiqni, si dhe përmbajtje të rekomanduar nga krijues të rinj që ende nuk i keni zbuluar. Postimet mund të jenë deri në 500 karaktere të gjatë dhe mund të përfshijnë links, foto dhe video me gjatësi deri në 5 minuta. Postimet e Threads mund të ndahen lehtësisht në Story në Instagram, ose si link në çdo platformë tjetër që zgjidhni.

Si të rrisni bazën e ndjekësve në Threads?

Pavarësisht të qenit një aplikacion i cili u lançua vetëm 8 ditë më parë, në 5 Korrik 2023, disa nga influencërat e marketingut digjital kanë ndarë metodat e tyre për rritje në Threads. Ajo që vëmë re është një ngjashmëri me fillimet e TikTok, atëherë kur kushdo mund të bëhej “TikTok famous” duke qenë se algoritmi i TikTok ende nuk kishte limite. Po njësoj edhe në Threads, postimet shfaqen në mënyrë të rastësishme, duke mos favorizuar askënd më shumë se dikë tjetër. 

LEXO: Mark Zuckerberg po trajnohet me kampionët e UFC-së

Hapi 1. Të qëndruarit konsistent në postimet do të sjellë që postimet tuaja të shfaqen më shpesh se postimet e një llogarie e cila poston më rrallë apo në frekuenca jo të rregullta. 

Hapi 2. Krijoni diskutime dhe ndiqni përdorues me të njëjtat interesa. Duke qenë se Threads është ende një aplikacion i ri duket të jetë më e lehtë për të arritur përdorues, të cilët në Instagram do të ishin të paarritshëm. 

Hapi 3. Provoni forma të ndryshme postimesh. Momentalisht ende nuk dihet se cilat forma postimesh do të favorizohen nga algoritmi në të ardhmen, ndaj nëse synimi juaj është të rritni ndjekësit në Threads do të duhet të ëksploroni me forma të ndryshme postimesh në mënyrë që profili juaj të jetë i përgatitur për ndryshimet në algoritëm. 

Hapi 4. Kthejuni përgjigje komenteve dhe diskutimeve në postimet tuaja sa më herët të jetë e mundur në mënyrë që të krijoni terren për sa më shumë angazhim. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0