THOMSON, marka e njohur evropiane me mbi 130 vite inovacion të dobishëm në elektronikën e konsumit, njofton një partneritet ekskluziv me AZA Electronics, një nga rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë të elektronikës dhe pajisjeve shtëpiake në Shqipëri.
Ky bashkëpunim strategjik sjell për herë të parë për konsumatorët shqiptarë një gamë të gjerë të Smart TV-ve dhe pajisjeve për transmetim të THOMSON, të disponueshme online në azaelectronics.com dhe në të gjitha dyqanet AZA në të gjithë vendin. Linja e TV-ve THOMSON përfshin modele të ndryshme, smart dhe jo-smart, si HD, FHD, 4K UHD, QLED, MiniLED dhe OLED Google TVs, me madhësi që variojnë nga 24” deri në 100”. Portofoli i produkteve sjell dizajnin elegant dhe pa kornizë që karakterizon THOMSON-in, të kombinuar me teknologji të avancuar dhe praktike, gjithmonë me një çmim të përballueshëm. Çdo produkt THOMSON shoqërohet me një garanci trevjeçare, si dëshmi e angazhimit të markës për cilësi dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
“Jemi të lumtur të sjellim inovacionin dhe zgjidhjet argëtuese për familjen që ofron THOMSON në tregun shqiptar përmes partneritetit me AZA, një kompani e konsoliduar në rajon,” u shpreh Muhammet Serin, Menaxher i Shitjeve për Evropën Qendrore dhe Lindore në THOMSON. “Ky bashkëpunim ka një rol kyç në zgjerimin tonë në Shqipëri, duke i ofruar konsumatorëve teknologji dhe argëtim të pakufizuar përmes Google TV-ve të THOMSON.”
Produktet kryesore THOMSON në Shqipëri përfshijnë:
-
THOMSON Google TV UHD: Me rezolucion 3840 x 2160 px, këto TV 4K UHD ofrojnë një përvojë shikimi kinematografike me cilësi të katërfishuar në krahasim me Full HD.
-
THOMSON Google TV QLED: Teknologjia me nano-kristale Quantum Dot siguron ndriçim të balancuar, kontrast të theksuar dhe një gamë të gjerë ngjyrash.
-
THOMSON Google TV QLED Pro: Me një shpejtësi rifreskimi prej 144 Hz, këto TV janë idealë për përmbajtje dinamike si filma aksion, sporte dhe videolojëra.
Lexo edhe:“Squid Game” thyen rekordet në Netflix me 60.1 milion shikime për 3 ditë!
THOMSON – Partner Zyrtar i Google TV
Si një partner zyrtar i Google TV, THOMSON ofron produkte të certifikuara nga Google që japin akses në një bibliotekë të pasur me mbi 700,000 filma, seriale dhe emisione. Sistemi operativ Google TV është i sigurt, i lehtë për t’u përdorur dhe bashkon të gjitha shërbimet e transmetimit në një ndërfaqe të vetme intuitive, duke eleminuar nevojën për kalime të vazhdueshme midis aplikacioneve.
Çdo produkt përfshin një telekomandë me Bluetooth me butona të dedikuar për Netflix, Disney+, Prime Video dhe YouTube, si dhe mikrofon të integruar për kërkime me zë përmes Google Assistant. Funksioni Google Cast lejon transmetimin e përmbajtjes direkt nga telefoni apo tableti në TV.
Veçori të veçanta për rehati maksimale
-
Baza që rrotullohet: Modelet 4K të THOMSON kanë një bazë që rrotullohet deri në 30 gradë, duke e bërë të lehtë pozicionimin ideal të ekranit.
-
Telekomandë me ndriçim: Navigim i lehtë edhe në errësirë, me një telekomandë të ndriçuar dhe ergonomike.
-
Dizajn pa kornizë: Elegant dhe modern, ideal edhe për hapësira të vogla.
-
Mbështetje të rregullueshme: Modelet deri në 32” kanë mbështetëse të rregullueshme që zvogëlojnë hapësirën e nevojshme për vendosje.
-
Modele të bardha: Me kornizë, kabllo dhe telekomandë të bardhë – të përshtatshme për kuzhina, dhoma gjumi apo dhoma për fëmijë.
-
TV për kamping: Të pajisura me adapter 12 volt për përdorim në karavanë apo varka, si dhe kompatibile me prizat standarde 230V.
Për më shumë informacion mbi produktet THOMSON në Shqipëri, vizitoni azaelectronics.com.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.