Thomas Edison dhe Steve Jobs përdorën të njëjtën taktikë prezantimi për të fituar besimin e skeptikëve - Business Magazine Albania

Thomas Edison dhe Steve Jobs përdorën të njëjtën taktikë prezantimi për të fituar besimin e skeptikëve



Thomas Edison ishte një shpikës dhe një showman. Në 1877, Edison shpiku fonografinë për regjistrimin dhe rishfaqjen e tingullit. Shpikja ndryshoi botën. Edison gjithashtu shpiku llambën me dritë, por ai e konsideroi fonografinë arritjen e tij më të rëndësishme.


Asgjë e tillë nuk ishte shpikur ndonjëherë në historinë njerëzore. Askush nuk besonte se ishte e mundur të ruhej zëri i njeriut dhe të riprodhohej sipas dëshirës.

Sipas fituesit të çmimit Pulitzer, Edmund Morris autor i librit “Edison”, shpikja nuk arriti të bëjë lajm sepse thjesht ishte shumë e vështirë të besohej. Kështu që në dhjetor të 1877, Edison u fut në zyrën e revistës Scientific American New York City dhe stafi u mblodh rreth tij. Me një dhunti prej dramatiku, Edison vendosi të “linte makinën të njoftonte vetë”. Ja se si Scientific American e përshkroi atë që ndodhi.

“Edison vendosi një makinë të vogël në tryezën tonë, ktheu një manivelë dhe makina na pyeti si jemi, na pyeti nëse na pëlqeu fonografia, na informoi se ishte shumë mirë dhe na uroi natën e mirë”.

Ndikimi ishte mbresëlënës. Menjëherë pas prezantimit, Edison u thirr në Wizard of Menlo Park. Edison “e donte shumë publicitetin dhe kultivoi një pjesë të mirë të tij”.
Bota nuk do të ishte kurrë e njëjtë.

Taktika e komunikimit të Edison për të shndërruar skeptikët në besimtarë ka mbetur e rëndësishme me kalimin e kohës, dhe është miratuar nga novatorët e tjerë – më së shumti Steve Jobs.

Macintosh flet për vete

Në vitin 1984, Steve Jobs doli në skenë për të prezantuar një shpikje tjetër, që do të ndryshonte botën – Macintosh i parë. Përveç ekipit që punoi në kompjuterin personal, pak njerëz kishin parë ndonjëherë diçka të tillë. Në vend që ta përshkruante thjesht ose të tregojë foto të tij, Jobs e la makinën të flasë vetë.

Walter Isaacson shkruan në biografinë e Jobs, “Jobs eci në skenën e errët drejt një tavoline të vogël, të mbuluar. Jobs nxori kompjuterin, tastierën dhe mouse dhe më pas i lidhi ato. Ai e bëri këtë pa thënë asnjë fjalë. Si një magjistar që zbulon një surprizë pas tjetrës, Jobs nxori një disketë nga xhepi i këmishës. Ndërkohë, fjala “MACINTOSH” u paraqit në ekran.

“E pa mësuar me ekrane kaq të bukura grafike, audienca heshti për një moment. Pak gulçime mund të dëgjoheshin”, shkruan Isaacson.

Pastaj, Jobs mori një faqe direkt nga libri i prezantimit të Edison. “Sot, për herë të parë do të doja ta lija Macintosh të flasë vetë”, tha Jobs. Dhe Macintosh u prezantua me këto fjalë: Përshëndetje. Unë jam Macintosh. Sigurisht që është e shkëlqyer të dalësh nga ajo çantë”.

“E vetmja gjë që nuk dinte si të vepronte ishte të priste brohoritjet e shumta dhe britmat që shpërthyen”, shkruan Isaacson. “Zhurma shpërtheu”.

Lexo: 5 mënyra për t’u bërë një folës më i mirë

Jobs ishte një lexues i etur dhe një studiues i shpikësve që erdhën para tij. Unë nuk do të befasohesha nëse Jobs ishte frymëzuar nga botimi i fonografisë së Edison. Shumë kohë para se të shpikeshin slidet dhe bota e biznesit të mbështetej në PowerPoint për të shpërndarë mesazhet e saj, komunikuesit duhej të bëheshin krijues.

Lërë produktin të flasë për veten e tij

E pranoj që kopjova këtë trick prezantimi për të ndihmuar një kompani të teknologjisë të nisë një IPO të suksesshme. Isha ulur në një sallë konferencash në Silicon Valley me themeluesin e kompanisë, bankierët financues dhe tregtarët. Produkti i parë i madh i kompanisë ishte një çip kompjuterik që forcon tingullin.

Mendova: “Cila është gjëja e vetme që do të habiste audiencën”?

“Ata do të habiten se sa tingull vjen nga ky çip i vogël”, tha themeluesi.

“Në atë rast, lërini që chipi të flasë vetë”, sugjerova unë. Dhe e bëri.

Rrugëtimi i IPO ishte një sukses në tërësi. Aksionet e kompanisë janë rritur 1.500 % në dhjetë vitet e fundit.

Slidet janë mirë dhe mund të përdoren në mënyrë efektive si një sfond vizual që forcon mesazhin. Por, nëse vërtet doni të tundni audiencën tuaj, jepini atyre diçka për të kujtuar. Lëreni produktin të flasë vetë.

Carmine Gallo, Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0